Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kundërpërgjigjet Serbia, notë proteste ambasadorit shqiptar në Beograd

2020/10/07 at 5:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kundërpërgjigjet Serbia, notë proteste ambasadorit shqiptar në Beograd

epa04770211 Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic (L) react as Albanian Prime Minister Edi Rama (R) looks on during a joint press conference in Tirana, Albania, 27 May 2015. Vucic arrived in Tirana for a two-day official visit on the invitation by his Albanian counterpart. EPA/ARMANDO BABANI

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se e ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka për t’i dorëzuar një notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë, për heqjen e kufirit mes këtyre dy të fundit.


“Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.

Raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë janë përshkallëzuar së fundmi. Veprimi i Ministrisë së Jashtme serbe pason atë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e cila të martën e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë proteste, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe”.

“Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret, për t’i bërë me notë verbale vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në Qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë Qeverinë e Shqipërisë, apo figurën e një ministri apo kryeministrit të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Serbisë, konfirmoi se ambasadori serb në Tiranë ka qenë i ftuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë mirëpo ai ka refuzuar të pranojë notën e protestës për shkak të qëndrimeve të papranueshme të shprehura në të.

Ministri serb pak ditë më parë komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar tha në konferencë që Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës. Ministri Vulin, pas kësaj deklarate kishte thënë se që Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Duke deklaruar se Porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdon të punojë për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’”, kishte thënë Vulin duke i bërë thirrje BE-së që të reagonte pasi një gjë e tillë është kërcënim për paqen.

Përmes një deklarate të dytë, ministri serb i Mbrojtjes u shpreh se kryeministri i Shqipërisë do të mbahet mend më shumë për “çorapet e grisura” sesa për zhvillimin e ideve të ndritura dhe se Rama nuk ka “tru mjaftueshëm”.

“Nëse Edi Rama do të kishte tru, nuk do të përpiqej të bënte ‘Shqipërinë e Madhe’. Nëse do të kishte mend, nuk do të bënte fotografi me sfond nga flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’. Nëse kujdesej për paqen në rajon, nuk do të lavdëronte vrasësit e UÇK-së”, kishte thënë Vulin.

Kryeministri Rama duke iu përgjigjur këtyre deklaratave, tha se pret që president i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të kërkojë ndjesë në emër të shtetit të Serbisë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Covid-19/ Shifrat e fundit në Itali, Lombardia raporton më shumë raste

Rritje alarmante rastesh me COVID-19 në Itali

Meta ‘harron’ SHBA: Mirëpres konsensusin e kërkuar nga BE dhe të tjerët

Rritja e pagave/ Meta: Kryeministri ose nuk njeh ekonominë ose gënjen

Murrizi: Lleshaj do të shkarkohet të premten, do kandidohet për deputet

Murrizi: Lleshaj do të shkarkohet të premten, do kandidohet për deputet
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com