Sociale

Kumbaro mohon që plazhet këtë verë ishin bosh: Kam bërë inspektime e maskuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:20 - 07/09/22 |
el ida

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka mohuar që plazhet në Shqipëri këtë verë të kenë qenë të zbrazura.

Gjatë një interviste televizive në emisionin “Wake Up”, ajo pohoi se e ka verifikuar vetë situatën në terren duke shkuar në plazhe e maskuar me syze dhe kapele.

“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime.

Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagime në Facebook, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar. Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plalzheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot.

Kjo mania për të shkuar në mëngjes apo për të gjetur një moment që ca shezlongë janë bosh, nuk ia vlen që të zgjatemi”, u shpreh Kumbaro./Opinion.al

Pas