Kronikë

Kultivonte kanabis sativa,në kërkim44-vjeçari kurse kryeplaku i fshatit…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 05/06/21 |
Opi Nion

Një 44 vjeçar me iniciale D.H, banues në fshatin Braçë, në Skrapar është shpallur në kërkim nga policia për tentativë të kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se është evidentuar në fshatin  Braçë  kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis sativa.

Njoftohet se është shpallur në kërkim një 44-vjeçar I cili mendohet të jetë personi i cili po kultivonte lëndën narkotike teksa është proceduar penalisht kryetari i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas