Aktualitet

Ndërtuan pa leje e zaptuan plazhin,në pranga administratori dhe 4 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 05/06/21 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona sepse kishin zaptuar hapësirën publike dhe kishin ndërtuar pa leje.

Bëhet me dije nga njoftimi i atuoriteteve se ndërtimet janë kryer në zonën e Kepit të Rodonit.

Gjatë një aksioni të fundit, blutë e Durrësit kanë arrestuar administratorin e një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë.

‘Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme. Vihet në pranga administratori i një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë evidentuar një rast flagrant tek “Kepi i Rodonit”.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në  Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: E. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për  ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia./Opinion.al

Pas