Policia ka arrestuar në flagrancë 57-vjeçarin Muharrem Brahimaj pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al