Kronikë

Kultivonin bimë narkotike/ Arrestohet 44-vjeçari, në kërkim i vëllai



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 28/07/22 |
Opi Nion

Policia e Matit ka arrestuar një 44-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se i arrestuari është Altin Lepuri, ndërsa në kërkim është shpallur Artan Lepuri.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies nga ana e policisë.

44-vjeçari i arrestuar ishte në kërkim për një tjetër rast kultivimi të bimëve narkotike, në vitin 2019. Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Pas