Bota

Ukraina shton kundërofensivën për të rimarrë qytetin e Kherson



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 28/07/22 |
el ida

Forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin rajonin e pushtuar të Kherson, pasi shkatërruan urën kryesore Antonivskiy me raketa të furnizuara nga SHBA.

Kjo do të thotë se mijëra ushtarë rusë rrezikohen të shkëputen plotësisht nga pjesa tjetër e territoreve të pushtuara thuhet në raportimet e BBC.

Kherson, i vendosur në perëndim të lumit Dnieper, ishte qyteti i parë që rusët pushtuan pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Ushtria ukrainase e prishi urën Antonivskiy gjatë të martës, që sipas burimeve ushtarake perëndimore, e bëri atë plotësisht të papërdorshme. Kjo cilësohet si një nga dy urat kryesore për Kherson, pasi nëpërmjet saj Rusia bënte transportimin e gjithçkaje që i nevojitej. Rimarrja e qytetit nga Ukraina do të ishte një goditje e madhe për Rusinë, pasi është një nga qytetet më të rëndësishme politikisht për ta.

Megjithatë, figura të larta ukrainase paralajmëruan se Rusia tani po zhvendoste forcat e saj për të mbrojtur zonën e Khersonit. Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleskiy Danilov tha se Moska po angazhon numrin maksimal të trupave ushtarakë drejt Kherson.

Kherson, i cili kishte 290 mijë banorë përpara fillimit të agresionit kundër Ukrainës, aktualisht qeveriset nga qeveria pro-ruse.

Gjithashtu është planifikuar organizimi i një referendumi në të cilin do të vendoset nëse qyteti do të jetë zyrtarisht pjesë e Rusisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Rusinë se po përgatitet për aneksimin e të gjithë territorit të okupuar të Ukrainës.

Rusia e pushtoi Khersonin me relativisht pak rezistencë në ditët e para të luftës – dhe dështimi i shërbimit të sigurisë të Ukrainës për të shkatërruar pikat e kalimit mbi lumin Dnipro në atë kohë besohet se javën e kaluar ka çuar në shkarkimin nga Zelensky të drejtorit të agjencisë Ivan Bakanov.

 

Pas