Kulla Veneciane e rilindur në Durrës, Rama: Rrugëtim përmes thesareve të trashëgimisë kulturore

Kulla Veneciane në Durrës, e ndërtuar gjatë shekullit XV, pas restaurimit është shndërruar përmes teknologjisë, në një qendër fantastike informacioni për qytetin antik.

Këtë lajm e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar pamje nga kjo kullë e cila pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019, u restaurua nga fondi evropian EUCulture, financuar nga BE.

Punimet restauruese, përfshinë pajisje multimediale me një buxhet prej 700,000 € dhe rreth 300,000 Euro shtesë u investuan për zhvillimin e përmbajtjes multimediale.

Me mbështetjen e projektit, Kulla Veneciane është shndërruar në një Qendër të Interpretimit të trashëgimisë më moderne.

“Mirëmëngjesi dhe me Kullën e rilindur Veneciane të Durrësit, ku pas restaurimit të thellë falë edhe mbështetjes nga fondi europian EU4Culture është instaluar një program teknologjik i rrugëtimit përmes thesareve të Trashëgimisë sonë Kulturore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

 

 









Ju sugjerojmë

Para
















TE FUNDIT