Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku po shkon Partia Demokratike?!

2017/07/05 at 10:00 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Ku po shkon Partia Demokratike?!

Nga Dritan Laci


Partia Demokratike është futur prej ditësh në një qerthull politik nga ku pritet me shumë interes se si do të jetë e tashmja dhe e ardhmja e një partie që lindi për të ofruar shpresë, por që sot po përjeton ditët më të vështira të ekzistencës së saj 26 vjeçare. Humbja e rëndë e zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit dhe mungesa e një analize të mirëfilltë për të përcaktuar shkaqet e kësaj disfate dramatike, por edhe mungesa e një gare të vërtetë, dinjitoze, mbi të gjitha unifikuese për kreun e ri brenda vetë partisë, duket se po e çojnë Partinë Demokratike drejt një rrugë të panjohur që mund të sjellë si pasojë edhe një tjetër hemoragji brenda së djathtës, le të themi të padëshirueshme në kushtet kur e djathta sa herë është përçarë aq herë ka qenë e pafuqishme për ti bërë ballë së majtës, që në këto zgjedhje nëse do të kishim një bashkim mandatesh Partia Socialiste (74) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (19) në total do të numëronin rekordin historik të 93 numrave në Parlament.

Mandatet e vërteta të së majtës, dhe jo thjesht numrat që ka sot Partia Socialiste dhe LSI të ndara veç, që duhet të ishin tronditëse për të djathtën; dhe kur flasim për të djathtën pikësëpari i referohemi Partisë Demokratike si timoniere e saj. Por kjo gjë duket se nuk është reflektuar në zgjedhjet që prijnë më 22 korrik. Mungesa e një alternative dinjitoze përballë Bashës megjithë respektin për Selamin e bën garën për kryetar brenda PD-së pothuajse nul. Tërheqja nga kandidimi i Astrit Patozit, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike, një nga zërat qëndrestarë të të bërit opozitë në parlament, për arsye të mosarsyes, siç është fakti që kundërshtari i tij më i fortë në këtë garë kryetari aktual Lulzim Basha është “vetëngrirë” dhe nuk pranon një nga kushtet për futur “i shkrirë” në garë, nuk bën asgjë tjetër vetëm se e deligjitimon këtë garë dhe e çon Partinë në një qorrsokak nga ku do të jetë e vështirë të dalë.

Po kështu edhe fakti që në mungesë të një analize kërkohet të bëhet një garë e shpejtë, a thua se çfarë nxitimi ka tjetër lidershipi i Partisë Demokratike përvçse për ti dhënë kohë dhe frymëmarrje PD-së të reflektojë për atë çfarë ka ndodhur dhe të vendosë piketat për të ardhmen. Po kështu nxitimi për të shkuar në garën e 22 korrikut me dy garues që nuk kanë paraqitur platforma se si do të jetë Partia Demokratike e së nesërmes, thjesht të ndihmon të qartësosh në vetvete një parti me një të ardhme të pasigurtë. Një parti që nuk po shkon drejt unifikimit, po rikthimit te i njëjti gabim; të moskuptuarit e situatës që i çoi në këtë derexhe që është sot; largimit nga idealet për të cilat u krijua; por mbi të gjitha të një partie pa busull që jo më larg se pas dy vitesh do futet në një tjetër palë zgjedhjesh dhe në mungesë të reflektimit për gabimet e bëra mund të shkojë drejt një tjetër drame elektorale. / Opinion.al

 

Etiketa: Dritan Lacilulzim basha


Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Mësoni sa kanë shpenzuar shqiptarët e “varfër” për pushime jashtë vendit në 2016-ën

Duhet ta shikoni këtë video/ Ja disa mënyra të thjeshta për t’u bërë gati për pushime

Anëtarësia e PD nuk ka paguar kuotat. A do munden ata të votojnë për Kryetarin e ri?

Anëtarësia e PD nuk ka paguar kuotat. A do munden ata të votojnë për Kryetarin e ri?

A e ka parë Luana këtë foto të Krenarit me Tunën??

Luana Vjollca shkëlqen krah Krenarit, çifti fotografohet për herë të parë bashkë
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}