Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku do shkojnë paratë e pista?

2017/02/23 at 1:27 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Mos i falni hajdutët tanë!

Nga Blendi Fevziu –


“Qarkullojnë më shumë se 2 miliard euro para të pista. Pra ekziston rrisku që këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”!

Kjo është deklarata që Ambasadori i OSBE në Tiranë Bernd Borchardt ka bërë dje në emisionin “Tonight Ilva Tare”.

Nuk ka asnjë dyshim që deklarata e diplomatit, i cili ka qenë edhe ambasador i RFGJ – së në Tiranë është më e rënda që këto kohë është artikuluar nga komuniteti ndërkombëtar për situatën në Shqipëri. Eshtë më e rënda sepse përpara çdo emergjence, ajo që vjen nga fuqizimi i krimit dhe përfshirja e tij në politikë është padyshim me më shumë kosto për vendin. Madje me një kosto jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen e afërt dhe të largët të tij.

Pak kohë më parë, shërbimet sekrete italiane kishin infiltruar në media lajmin se fitimi neto nga tregu i kultivimit të Hashashit në vend, është midis 160 – 200 milion Euro në vit. Nëse llogarit edhe shpenzimet që shkojnë për mbjelljen, kultivimin, tharjen, transportin dhe gjithë paratë që paguhen nën dorë për të mundësuar këtë, xhiroja që japin shërbimet italiane ësshtë e afërt me atë që jep edhe Ambasadori i OSBE.

Po ç’do të thotë një shifër e tillë për Shqipërinë? Një xhiro prej 2 miliard eurosh është pak a shumë dyfishi i investimeve vjetore që Shteti shqiptar bën me buxhet. Ajo është afro 1/3 e gjithë buxhetit vjetor të shtetit shqiptar. Nëse mafia dhe krimi investojnë dyfishin e investimeve të buxhetit të shtetit, nëse përfitimi nga tregu ilegal i narkotikëve është afo 1/3 e vetë buxhetit, atëherë vendi ndodhet në një gjendje alarmi. Këto para të pista që janë dyfishi i atyre që shteti investon në rrugë, shkolla, spitale, punë publike dhe çdo gjë tjetër nuk ka asnjë dyshim se diku do të investohen. Ato nuk mund të qëndrojnë vetëm nën dyshekë apo në kasaforta të fshehura në shtëpitë e mafiozëve. Përpara se sa të investohen në tregun e ndërtimit, investimeve dhe të tjera, ku kanë qenë investuar gjithnjë, ato do të investohen ashtu siç paralajmëron me alarm Ambasadori Borchardt në politikë.

Do investohen për të dërguar në parlament deputetë që më shumë se sa avokatë të qytetarëve do jenë avokatë të kriminelëve, kultivuesve të hashashit, keqbërësve dhe gjithë atyre që shkeljen e ligjit e kanë stil jetese.

Do të investohen për të inicuar ligje dhe nisma të tjera që do shkojnë në favor të tyre; që do shërbejnë për të lehtësuar ndëshkimin e keqbërësve dhe për të legalizuar paratë e tyre.

Do shkojnë për të blerë ose për t’i bërë shantazh drejtësisë dhe për të forcuar pandëshkueshmërinë.

Ky mund të jetë vetëm fillimi sepse paratë e krimit shkojnë më pas për të rrënuar investime dhe biznese të ndershme dhe për t’i zëvendësuar ato me investimet e parave të pista. E bëjnë këtë duke prishur konkurencën e lirë dhe të ndershme, e bëjnë këtë përmes shantazhit apo përmes lobimit politik që e financojnë po vetë.

Ideja që qarkullon, aty këtu, se këto para shëndoshin ekonominë e dobët dhe se në fund të fundit ndikojnë në një lloj mirëqënie ekonomike në vend është më shumë se sa mjerane. Asnjë vend nuk është mbështetur dhe ngritur mbi paratë e krimit; asnjë vend nuk ka parë prosperitet nga paratë e pista, krejt e kundërta. Sa më i vogël të jetë qarkullimi i këtyre parave në treg; sa më të kontrolluara të jenë financat e një vendi aq më i shëndetshëm dhe i stanilizuar është ai vend. Historia ka dëshmuar se tentativa për të ndërtuar perandori droge brenda një shteti ka prodhuar dhunë, vrasje, pastabilitet dhe rrënim ekonomik të atij vendi. Ne jemi ende në prag të alarmit, por nëse sot mbyllim veshët edhe parpara deklaratave që vijnë nga perëndimi, nesër do jetë e pamundur të gjejmë një zgjidhje. Veç asaj që na ngelet, nënshtrimit ndaj krimit.

Blendi Fevziu

Etiketa: investime nga kanabisiparate e krimitpolitike e inkriminuar


Ju sugjerojmë

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
Bota

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

16 Korrik, 2026 1:58 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin
Kronikë

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin

16 Korrik, 2026 1:55 pm
Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…
Kryesore

Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…

16 Korrik, 2026 1:51 pm
Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
Kryesore

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

16 Korrik, 2026 1:17 pm
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov
Bota

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

16 Korrik, 2026 11:27 am
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

SHBA vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

16 Korrik, 2026 11:21 am
Para
Kreu i Antimafias italiane në Tiranë: Na mbyti kanabisi, sjellim gjyqtar në Shqipëri

Kreu i Antimafias italiane në Tiranë: Na mbyti kanabisi, sjellim gjyqtar në Shqipëri

Magjistari lë më gojë hapur futbollistët e Chelsea-it, shikoni çfarë bën

Magjistari lë më gojë hapur futbollistët e Chelsea-it, shikoni çfarë bën

Flini më shumë se 9 orë në ditë? Kujdes, mund të prekeni nga kjo sëmundje

Flini më shumë se 9 orë në ditë? Kujdes, mund të prekeni nga kjo sëmundje
















TE FUNDIT

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
16 Korrik, 2026

Protesta kanë shpërthyer në disa qytete të Ukrainës pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është përgjigjja ndaj...

Lexo më shumë

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti Smart City do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e garantimit të sigurisë publike në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
16 Korrik, 2026

Në një postim në X të mërkurën, Elon Musk mbështeti Marine Le Pen përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës, duke nxitur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}