Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku dallon shkresa e “Lulit” nga shembja e Teatrit qe po bën Rama?!!!

2018/09/20 at 3:28 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ku dallon shkresa e “Lulit” nga shembja e Teatrit qe po bën Rama?!!!

Në ditën kur maxhoranca votoi shembjen e Teatrit Kombëtar, kryeministri Rama publikoi nga foltorja e parlamentit një shkresë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës  të vitit 2013, ku ish-Ministri i linjës Florion Mima i kërkonte bashkisë së Tiranës prononcim për përfshirjen në procesin e  privatizimit të Teatrit të Metropolit ose dikur “Ish-Estrada e Shtetit”.

Kjo shkresë e Ministrisë së Financave lidhej me një kërkesë për privatëzim drejtuar kësaj ministrie nga Astrit Veliaj, Administrator i “Albanian University”.

Siç vërtetohet edhe nga shkresat kthim-përgjigje që publikoi Rama sot nga foltorja e parlamentit, Bashkia e drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha sot kreu i opozitës, ka pranuar se objekti është në listën e inventarit të Bashkisë dhe se ishte dakord  për privatëzimin, por kjo gjë po sipas kësaj bashkie i takonte si vendim Këshillit të Ministrave.

Në fakt siç edhe dihet, Teatri i Metropolit vazhdon të jetë edhe sot në inventarin e Bashkisë së Tiranës, çka tregon se maxhoranca e djeshme pati një tjetër qasje ndaj objekteve të artit.

Kryeministri Rama kërkoi sot me publikimin e shkresës së vjetër që të përlyejë njëkohësisht edhe opozitën pra maxhorancën e djeshme, në aferën e tij për shembjen e institucioneve artistike, punë të cilën Rama ka të paktën 20 vite që e vazhdon me zell të pashoq.

Kujtoj këtu që në periudhën e Ramës kryetar Bashkie, u zhdukën me radhë Kinema “Partizani”, “Republika”, “Ali Demi” etj.

Madje ndryshe nga shkresa e vitit 2013 ku ishte administratori i “Albanian University” Astrit Veliaj që kërkonte privatizimin e Teatrit të Metropolit, gjë që nuk u konkretizua, në rastin e Teatrit Kombëtar është vetë Rama që ka pranuar me zë dhe figurë që ka qenë ai që i ka kërkuar firmës “Fusha SHPK” të shembë Teatrin Kombëtar dhe të ndërtojë aty Kulla.

Pra ndryshimi midis maxhorancës së djeshme dhe asaj të sotme, në qasjen ndaj institucioneve ku zhvillohet arti, është i qartë.

Është e sigurtë se nëse do rrëmosh nëpër arkivat e ministrive do gjesh plot shkresa të tilla si ajo që nxorri Rama sot, por historia dhe dikush tjetër në një shtet ligjor do të gjykojë për aktin në vetvete dhe jo kërkesat për prononcim që janë pjesë e burokratike e çdo institucioni.

Dhe sot u vulos pikërisht akti i Shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe jo prononcimi.  Dhe ky është akti më i rëndë që i ka ndodhur një institucioni artistik, të paktën në 75 vitet e fundit./ Dritan Laci Opinion.al

Etiketa: Florion Mimalulzim bashateatri

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Para
Del dëshmia e shoferit, ja çfarë i tha Fadil Kasemi pasi vrau të shoqen

Del dëshmia e shoferit, ja çfarë i tha Fadil Kasemi pasi vrau të shoqen

Arta Marku dhe Basha bashkohen në një pikë, në Vlorë kriminaliteti i lartë

Arta Marku dhe Basha bashkohen në një pikë, në Vlorë kriminaliteti i lartë

Video/ Fatmir Xhafaj i kërkon publikisht Arta Markut: Heto Bashën

Video/ Fatmir Xhafaj i kërkon publikisht Arta Markut: Heto Bashën

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com