Ish-mesfushori blaugrana, Ksavi Hernandez i cili aktualisht aktivizohet me AlSaad, foli për supersfidën e së shtunës, dhe veccanërisht për dy protagonistët kryesorë, Mesin dhe Ronaldon.
“Mesi është padyshim lojtari më i mirë i historisë së futbollit. Edhe pse mendoj se nuk do të ishte kaq i fortë pa Kristiano Ronaldon dhe ndoshta nuk do të kishte fituar aq shumë “Topa të Artë”, ashtu si Ronaldo nuk do të kishte fituar të tijët. Të dy motivojnë veten për të fituar”, tha Ksavi.