Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryesia e radhës së OSBE-së, paraqet mundësi dhe sfida për Shqipërinë

2019/12/12 at 12:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryesia e radhës së OSBE-së, paraqet mundësi dhe sfida për Shqipërinë

Shqipëria e fillon kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020, ndërkohë që rajoni ku vepron organizata përballet me sfida të konsiderueshme sigurie dhe të demokracisë. Në një diskutim në Komisionin e Helsinkit, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, folën për përparësitë që do të ndjekë Tirana në vitin kur mban kryesinë. Por siç njofton kolegia Keida Kostreci, mangësitë që vazhdon të ketë Shqipëria në procesin e demokracisë brenda vendit, mund ta kufizojnë efektivitetin e saj për zgjidhjen e problemeve të ngjashme në zonën e OSBE-së.


Këshilltari Politik i Komisionit të Helsinkit, Bob Hand tha se kryesia e radhës organizatës më të madhe rajonale në botë, është një nder por edhe një sfidë, në kushtet e agresionit rus kundër Ukrainës dhe kërcënimeve ndaj vendeve të tjera fqinjë, disa konflikteve rajonale, rezistencës ndaj reformave demokratike në disa vende dhe zmbrapsjes serioze të demkracisë në vende të tjera.

“Ne në Komisionin e Helsinkit besojmë se përfaqësuesi më i lartë i OSBE-së, duhet të mishërojë frymën e 10 parimeve të Helsinkit dhe zbatimit të të gjitha angazhimeve të OSBE-së. Kjo nuk do të thotë që duhet të ketë një rekord të përkryer, dhe madje as një nga më të mirët mes 57 vendeve. Do të thotë që të jetë duke ecur qartë në drejtimin e duhur dhe të jetë qartësisht i përkushtuar ndaj asaj rruge. Kryesia kërkon kompetencë dhe dhe aftësi, por edhe besueshmëri”, tha Hand.

Ditmir Bushati, kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe ish-Ministër i Jashtëm, tha se pas anëtarësimit në NATO (në vitin 2009), kjo është arritja më e madhe e politikës së jashtme të Shqipërisë.

“Ne në Shqipëri, veçanërisht ky delegacion, jemi shumë të kënaqur me këtë sukses dhe ne synojmë ta transformojmë këtë, në një projekt uniteti kombëtar”.

Bushati tha se proceset demokratike që pas vitit ’90 kur Shqipëria ishte konsumatore e sigurisë, ishin të vështira dhe shpesh të dhimbshme, por shtoi se Shqipëria është tanë një faktor stabiliteti.

Rudina Hajdari, anëtare e opozitës në delegacionin e Shqipërisë, the se ky është një hap madhor për vendin.

“Mendoj që është e rëndësishme që kur vihemi përpara sfidave që janë goxha të rëndësishme për interesin e Shqipërisë, siç është kryesimi i OSBE-së, duhet të kemi vullnetin që të shfaqemi bashkë me njëri tjetrin krah për krah, për të treguar se Shqipëria është në gjendje që të ketë një untitet kombëtar kur vjen fjala për interesin e Shqipërisë”, -tha ajo për Zërin e Amerikës.

“Tani ne ndodhemi në një udhëkryq goxha të vështirë, sepse kemi probleme, sfida brenda vendit tonë, por edhe në kuadër të dialogut Serbi Kosovë”, -shtoi ajo.

Por ndasitë the krizat politike në Shqipëri, ishin një temë e pashmangshme duke pasur parasysh që disa nga ato sfida me të cilat përballet OSBE-ja dhe do t’i duhet të merret Shqipërisë si kryetare e radhës, ajo i ka ende të pazgjidhura plotësisht vetë, si sistemi zgjedhor, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, si edhe demokratizimi.

Një shembull është debati i fundit për paketën anti-shpifje, që OSBE-ja ka sugjeruar të rishikohet por që qeveria deri tani duket se nuk ka synim ta bëjë.

Hand tha se çështje si kjo vënë në pikëpyetje autoritetin moral të Shqipërisë kur trajton çështje të lirisë së medias në vende të tjera.

“Shqetësimi im kryesor është se është problematike për Shqipërinë ë Shqipëria t’i ketë këto ligje, por edhe do të jetë e vështirë që Shqipëria që të ngejë zërin për lirinë e shprehjes në ato vende të OSBE-së që kanë më shumë kufizime se Shqipëria në këtë drejtim”, i tha Zërit të Amerikës, Hand.

“Shqipëria duhet të përparojë në këto fusha, nëse do që si kryetare e OSBE-së, t’u bëjë thirrje vendeve të tjera të marrin hapa në një drejtim pozitiv”, -tha ai.

Bushati parashtroi përparësitë e Shqipërisë si kryetare e radhës, përfshirë mbështetjen e misionit të OSBE-së në Ukrainë, operacionet në terren me personelin e plotë dhe aktual, promovimin e lirive themelore, misionet e ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nxitjen e diplomacisë parlamentare në shërbim të dialogut.

Hand solli edhe një perspektivë historike, duke rrëfyer se si në vitin 1991, në një seancë të Komisionit të Helsinkit, shkrimtari Ismail Kadare bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara ta mbështesnin aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Këshillin e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, jo si mbështetje për regjimin por për t’u dhënë shpresë njerëzve.

Ai iu drejtua zonjës Hajdari, vajza e heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

“Babai juaj, ndërhyri menjeherë duke thënë ‘e mbështes plotësisht  Kadarenë dhe kjo do të ishte një mbështetje e madhe morale për popullin e Shqipërisë që ka vuajtur aq shumë’”.

Hand sugjeroi që me kryesinë e radhës së Shqipërisë plotësohet një cikël dhe shprehu shpresën që kjo të jetë një nxitje për të çuar përpara procesin e demokracisë dhe tranzicionit deri kur t’i plotësojë të gjitha aspiratat për integrim evropian./VOA/

 

Etiketa: OSBE


Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
Përgjegjësia penale e Dvoranit bllokon KED? Presidenca:Alibi e neveritshme

Përgjegjësia penale e Dvoranit bllokon KED? Presidenca:Alibi e neveritshme

Padia ndaj Dvoranit, Avokati i Popullit paraqitet në Prokurori

Padia ndaj Dvoranit, Avokati i Popullit paraqitet në Prokurori

Kapen 27 klandestinë irakianë, pranga shoferit 45-vjeçar

Kapen 27 klandestinë irakianë, pranga shoferit 45-vjeçar
















TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com