Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeprokurori/ Manjani thirrje Ramës: Nuk mund ta zgjedhësh në shkelje të Kushtetutës

2017/11/23 at 12:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Ylli nuk i ndahet yllit !

Nga Ylli Manjani
Një vit e gjysëm pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, shteti ( sitemi i drejtësisë) është në kolaps! Gjykatat e Larta jashtë funksionit, gjykatat e zakonshme krejt jashtë kontrollit, prokuroria e decentralizuar tashmë të kujton sitemin e hozrashotit Rus; Inspektimi nuk ekiston fare; numri i cështjeve të pagjykuara është i madh dhe vetëm rritet.


Njerëzit nuk dinë ku të përplasin kokën!

Askush nuk e di nga ta kapë! Kushtetuta, vecanërisht nenet tranzitore të saj, hynë e dolën nga fuqia pa u zbatuar thuajse fare. Ligjet e vjetra dhe ato të rejat janë pjesërisht në fuqi dhe përplasen me njëra tjetrën. Kaos spektakolar! Përgjegjësi nuk mban askush. Reformë e shkuar reformës!

Për pak ditë, nëse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm nuk mbaron parakohe, edhe Prokuroria mbetet pa drejtim. Ky është një prej boshllëqeve më të dukshme që prodhon reforma e miratuar në letër, por e pazbatuar. Moskrijimi ende i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) bllokon të gjithë skemën e emërimit të prokurorit të ri. Prokurorit aktual i mbaron mandati me 3 dhjetor.

Ndërkohë, nuk ka një Zëvendës Prokuror të Përgjithshëm, sepse procesin e zgjedhjes së tij e ndaluan të gjithë (ambasadorët më së shumti) para disa muajsh.

EURALIUS dhe OPDAT, nxituan të bëjnë një interpretim të tyrin, në injorim të Kushtetutës dhe jo krejtësisht në përputhje me ligjin e ri për Prokurorinë. Se përse e bënë këtë e dinë ata, por qartësisht kjo llogjikë e tyre shkon për shtat me llogjikën e qeverisë që kërkon të zgjedhë fët e fët një prokuror të sajin, qoftë dhe të përkohshëm. Në fakt tani ka “halle” qeveria më vonë do kenë marrrë një drejtim…

Sidoqoftë, leximi i kujdesshëm i nenit 109.2 të ligjit për Prokurorinë, (nen tranzitor ky) kuptohet qartë se me datë 3 dhjetor Prokuroria Shqiptare mbetet pa drejtues! Në këtë pikë jam dakort me mendimin e Artan Hoxhës. Pra, nëse Adriatik LLalla nuk ikën para datës 3, Prokuroria mbetet pa drejtues.
Ky është interpretimi gjuhësor, llogjik dhe kronologjik i nenit 109.2 i parë edhe në harmoni me Kushtetutën dhe me të gjithë nenet e ligjit në fjalë.

Boshllëk e shkuar boshllëkut!

“Republika e Ekspertëve” nuk ka asnjë fjalë për këtë fakt të rëndë! Ska se si të ketë! Kjo Republikë punon me ditë pune, të paguara mirë madje. Nuk i kërcet shumë se çndodh me shtetin. E rëndësishme për ta është të sigurohet financimi për projektin e radhës…

Ndërkohë “Republika e Diplomatëve” po eksploron për punën e radhës, në karrierat personale… Loja me peshq e me sorra mbaroi!

Politika përpiqet ta zgjidhë boshllëkun, por në mënyrën e saj. Qeveria thotë caktojmë një të përkohshëm me shumicë të thjeshtë. Opozita, ndonëse jo shumë e qartë në deklarim publik, do kërkojë garancitë e një procesi Kushtetutes.

Në këto kushte zgjidhjet që kërkohen janë jashtë llogjikës së ligjeve të shkruara. Jashtë kësaj korrnize me shumë gjasë do fitojë “i forti”.

Pra peshku i madh që nuk kapet, sepse qeveris!

I forti mund të zgjedhë një prokuror që do, nën përkufizimin “ i përkohshëm”. Por mund të bëjë edhe kompromis me këtë që është, megjithë sherret e brendshmë që mund të këtë qeveria nëse zgjidhet ky opsion… Teorikisht të dyja janë të mundshme. Kapelja ligjore i vihet cilesdo zgjidhje, përsa kohë që Kushtetuta dhe ligji kanë dalë nga loja.

E përsëris ky arsyetim vlen pas datës 3 dhjetor.

Ndërkohe insistoj: cilado qoftë zgjidhja që eksplorohet apo do përdoret, Prokurori i Përgjithshëm ( i përkohshëm ose jo) duhet të zgjidhet apo të caktohet, vetëm me të paktën 3/5 e votave të Kuvendit. Kjo shumicë do të kërkohet për plortësim vendi vakant në cdo kohë që mund të ndodhe!

Kjo kërkesë do ta mbyllte disi kontestin politik dhe do ta afronte zgjidhjen e përdorur me Kushtetutën dhe me Ligjin.

Zgjidhjet e tjera janë vetëm për “peshqit e mëdhenj”….

*Statusi në facebook i ish-ministrit të Drejtësisë

Etiketa: Manjanizgjedhja e prokurorir


Ju sugjerojmë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
Kryesore

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

7 Korrik, 2026 1:30 pm
Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Aktualitet

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

7 Korrik, 2026 1:16 pm
Para
Ish-kryeministri Berisha zbulon 4 arsyet pse u fiken kamerat në ngjarjen e Elbasanit

“Ish-zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim fitojnë azil politik”

Muaji i lindjes është i lidhur me marrëdhëniet intime, zbuloni çfarë thotë për ju

Muaji i lindjes është i lidhur me marrëdhëniet intime, zbuloni çfarë thotë për ju

Rama sulmon verbalisht prokurorinë: Fronti i çorbës së vjetër, surrogato, amatorë inatçinj

Basha akuza të forta: Rama po pengon hetimet për Tahirin, Dakon, Sejdinin
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}