Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është infektuar me koronavirus.
Kleriku i lartë, me urdhër të kryeministrit grek, Mitsotakis, është transferuar me urgjencë në Athinë, në një klinikë të specializuar.
Mjekët grekë kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak të moshës së kryepeshkopit, 91 vjeç.
Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e Janullatos, si dhe çfarë shenjash ka pasur ai.
Katër muaj më parë Janullatos iu nënshtruar një operacioni në zemër./Opinion.al