Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeparlamentarja Spiropali pret në takim Presidentin e Izraelit: Miqësia mes vendeve tona është historike

2024/09/12 at 6:20 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeparlamentarja Spiropali pret në takim Presidentin e Izraelit: Miqësia mes vendeve tona është historike

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali priti sot Presidentin e Izraelit Isaac Herzog, në Kryesinë e Kuvendit, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.


Kjo është hera e parë që një president izraelit viziton Shqipërinë, duke shënuar një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në takim morën pjesë anëtarët e grupit të miqësisë me Knesetin: Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, kryetarja e grupit të miqësisë Blerina Gjylameti, deputetët Blendi Klosi dhe Oerd Bylykbashi, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, dhe Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Gjatë fjalës së saj, kryeparlamentarja Spiropali theksoi krenarinë e shqiptarëve për marrëdhëniet historike me hebrenjtë.

“Në kohë të vështira shqiptarët e të gjitha besimeve kanë mbrojtur hebrenjtë nga përndjekjet, sidomos prej nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kanë rrezikuar jetën dhe familjet e tyre, por hebrenjtë nuk i kanë dorëzuar. Miqësia mes nesh është mbrojtur dhe ka kaluar përmes provash të forta”.

Spiropali nënvizoi partneritetin e fortë me Izraelin në fusha si politika, ekonomia, mbrojtja, lufta kundër terrorizmit dhe siguria kibernetike. Ajo nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit dhe përmendi angazhimin e Kuvendit në këtë drejtim, pas miratimit të rezolutës për përkufizimin e antisemitizmit dhe organizimit të Forumit të Parë Ballkanik Kundër Antisemitizmit.

Presidenti Herzog shprehu mirënjohjen për pritjen dhe vlerësoi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë periudhave të vështira.

Ai përgëzoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit në shumë fusha dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dypalësh.

Herzog vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Knesetit, duke garantuar mbështetjen e tij për forcimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve si edhe ftoi kryeparlamentaren Spiropali të vizitojë Izraelin.

Deputetët Gjekmarkaj, Gjylameti, Klosi dhe Bylykbashi vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet parlamentare mes Shqipërisë dhe Izraelit.



Ju sugjerojmë

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

7 Qershor, 2026 10:55 pm
Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Kryesore

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

7 Qershor, 2026 10:00 pm
Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
Bota

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

7 Qershor, 2026 9:24 pm
Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
Kryesore

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

7 Qershor, 2026 8:08 pm
“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
Aktualitet

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

7 Qershor, 2026 7:27 pm
Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
Kronikë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

7 Qershor, 2026 7:18 pm
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
Rajoni

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

7 Qershor, 2026 7:15 pm
Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
Kryesore

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

7 Qershor, 2026 7:11 pm
Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Kronikë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

7 Qershor, 2026 4:32 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
Para
Izraeli thotë se ka vrarë pjesëtarë të Hezbollahut në Siri

Izraeli thotë se ka vrarë pjesëtarë të Hezbollahut në Siri

Goditet makina e Kryqit të Kuq në Ukrainë, viktima e të lënduar

Goditet makina e Kryqit të Kuq në Ukrainë, viktima e të lënduar

A do të ndikojë debati presidencial Harris-Trump tek vota e amerikanëve?

A do të ndikojë debati presidencial Harris-Trump tek vota e amerikanëve?
















TE FUNDIT

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish se “projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi”. Me anë të...

Lexo më shumë

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
7 Qershor, 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Lexo më shumë

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
7 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, janë në të njëjtën linjë ndërsa konflikti...

Lexo më shumë

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
7 Qershor, 2026

Në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhje. Nga votat e numëruara në 243 kutitë, ajo që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}