Aktualitet

Kryeministri Rama viziton Presidentin Erdogan në rezidencën e tij


               Publikuar në : 17:15 - 18/07/19 |
Al Do

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Erdogan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri me anë të një postimi në Instagram.

Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris” shkruan kryeministri Rama.

Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e këtij takimi. Presidenti Erdogan u takua disa ditë më parë në Samitin e Sarajevës me homologun e tij shqiptar Ilir Meta.

Turqia nuk po kalon një situatë të qetë politike për momentin. Humbja e zgjedhjeve për herë të dytë për bashkinë e Stambollit dhe marrëdhëniet tejet të acaruara me SHBA janë tregues të fortë se pushteti i presidentit turk po pëson lëkundje të forta. /Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris🤝

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Pas