Bota

Sulmet e Trump nxisin thirrje raciste në tubimin e tij


               Publikuar në : 18:00 - 18/07/19 |
Al Do

Debati midis presidentit Donald Trump dhe katër kongresmeneve demokrate ka degraduar në thirrje raciste kundër njërës prej këtyre të fundit.

Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut, pasi zoti Trump përmendi emrin e kongresmenes Ilhan Omar, turma shpërtheu në thirrje “kthejini mbrapsht” (Send her back) duke nënkuptuar kthimin e saj në “vendin e origjinës” pasi ajo nuk është e bardhë.

Këto thirrje erdhën pas sulmeve të zotit Trump, përmes disa postimeve në Twitter, ku ai i tha disa prej kongresmenëve “të kthehen” në vendet e tyre.

Presidenti mohoi akuzat për racizëm, por Dhoma e Ulët e Kongresit kaloi një rezolutë simbolike duke denoncuar komentet raciste të z. Trump që kanë legjitimuar frikën dhe urrejtjen ndaj njerëzve me ngjyrë dhe atyre që kanë marrë së fundmi nënshtetësinë amerikane.

Debati më pas kaloi në sulme të drejtpërdrejta të presidentit Trump ndaj katër kongresmeneve Ilhan Omar, Aleksandra Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib dhe Ayanna Pressley duke deklaruar se ato e urrenin Amerikën.

Përpara tubimit të mbrëmshëm një përpjekje për nisjen e procesit të shkarkimit të presidentit u bllokua në Kongres.

Situata degradoi në thirrjet “kthejini mbrapsht” të cilat rezonojnë me thirrjet kundër Hilary Clinton “mbylleni në burg” (Lock her up) gjatë fushatës presidenciale në vitin 2015.

Ilhan Omar, e lindur në Somali, iu përgjigj këtyre koreve duke cituar një poemë nga aktivisti i të drejtave civile Maya Angelou.

“Mund të më qëllosh me fjalë
Mund të më dënosh me shikim
Mund të më vrasësh me urrejtje
Por përsëri, si ajri, unë do të ngrihem” shkruajti Omar në Twitter. /Opinion.al

Pas