Rajoni

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti shërohet plotësisht nga Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:49 - 19/08/20 |
Al Do

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shëruar nga COVID-19 dhe është rikthyer në zyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku thotë se është rikthyer në zyrë, pasi u trajtua për dy javë dhe qëndroi në izolim.

“Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Më 2 gusht, kryeministri Hoti kishte njoftuar se ishte infektuar me koronavirus dhe kishte kryer punët e tij si kryeministër nga shtëpia.

Aktualisht në Kosovë janë 3.708 të infektuar aktivë me COVID-19./Opinion.al

Pas