Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: “Tojota Yaris” ka frikë nga vetingu në politikë. Të flasë Rama

2018/09/13 at 12:00 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryemadhi: “Tojota Yaris” ka frikë nga vetingu në politikë. Të flasë Rama

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim për mediat nga Durrësi, ku po mbahet takimi i radhës i partive të opozitës.
Zonja Kryemadhi tha se Vettingu ndaj politikanëve ndan krimin nga politika.

“Do presim nëse Edi Rama do jetë pro apo kundër vettingut”, u shpreh ajo.

Në përgjigje të komenteve të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ndaj draftit të opozitës, Kryemadhi u shpreh se “ Tojota Yaris nuk ishte e opozitës por e Ballës. Opozita nuk ka frikë nga vetingu por ata që merren me Tojota Yaris”.

Sipas saj, beteja e opozitës është për çlirimin e shtetit nga kriminelët. “Parlamenti është I grabitur nga bandat”, theksoi Kryemadhi.

Prononcimi i plotë i Monika Kryemadhit

Ky qytet që tashmë dihet nga të gjithë shqiptarët, ashtu si e gjithë Shqipëria është i kapur dhe drejtohet nga bandat e dorgës dhe krimit të organizuar.

Aksioni i opozitës nuk ka më ndalesë, do të vazhdojë dhe do të ecë përpara në të gjithë hapat e tij dhe në axhendën, të cilën çdo ditë e më shumë po e pasuron me aktivitete dhe informacionet e duhura, ku katër grupet e punës të cilat janë ngritur, bënë një raportim të qartë të të gjithë situatës, teksa çdo ditë e më shumë bëhen më flagrante shkeljet dhe uzurpimi që bandat dhe krimi i organizuar i kanë bërë shtetit shqiptar.
Ajo që ngriti sot opozita është shumë e qartë, emergjenca kombëtare për çlirimin e shtetit nga krimi i organizuar, situata me krimin e cila po ngarkohet çdo ditë e më shumë, duke vazhduar si hap të parë kryesor vettingun ndaj politikanëve, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të kemi shansin pët ta çliruar.

Vettingu ndaj politikanëve është ai proces, i cili ndan shapin nga sheqeri, ndan krimin nga politikanët të cilët sot janë ulur këmbëkryq në karriget e qeverisë, janë ulur këmbëkryq në karriget e Parlamentit.

Më pas hapat e tjerë janë të shkruara dhe grupet e punës po punojnë, ndërkohë që e gjithë opozita sa vjen e konsolidohet më shumë,partitë politike po shtohen më shumë, grupet dhe faktorë të tjerë politikë po i bashkohen frontit opozitar dhe përballë nuk ka gjë tjetër. Përballë ka një Parlament të grabitur nga bandat dhe duart e Edi Ramës, i cili tashmë ka mbetur i vetëm dhe kërkon të manipulojë çdo gjë për atë që kërkon.

Ajo ç’ka ne mendojmë dhe që është shumë e rëndësishme është angazhimi i të gjitha strukturave të opozitës pa dallim të idealeve politike, sepse tashmë idealet politike janë bërë minimale dhe nuk ekzistojnë më. Sot e vetmja ndasi është ndasia nga krimi i organizuardhe me atë grup që ka kapur dhe ka uzurpuar qeverinë shqiptare.

Gazetarja: Znj. Kryemadhi si do vazhdojë aksioni opozitar? Do të vazhdojë në këtë mënyrë duke shkuar nga një qytet në tjetër qytet për të zhvilluar Kuvendin parallel, apo do të ketë rikthim në Parlament?

Aksioni opozitar është mëse i qartë. Do të fillojmë të presim nëse Edi Rama është pro apo kundër Vetting-ut dhe ajo çka mendoj unë se është shumë e rëndësishme është që të jeni të bindur që axhenda e opozitës është mëse e qartë dhe do të jetë shumë aktive. Do të jetë e pabesueshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për ju gazetarët.

Ditën e sotme në Parlamentin e Shqipërisë ka folur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i cili është shprehur lidhur me Vetting-un në politikë se opozita i trembet ndërkombëtarëve dhe kjo është arsyeja sepse ajo vjen me një draft të sajin. Si i përgjigjeni kësaj akuze?
Kjo është qesharake. Toyota Yaris nuk ishte e opozitës. Ajo ishte e Taulant Ballës. Kështu që ska pse t’i trembet opozita Vetting-ut. Opozita e ka bërë vetting-un e saj. Ata të thonë janë pro apo kundër vetting-ut. Dhe kjo është mëse e qartë.

Shqiptarët presin me padurim pastrimin e klasës politike nga ata që merren me Toyota Yarsi, nga ata që merren me trafikimin e kokainës nga Kolumbia dhe të gjithë segmentët e tjera kriminale të cilët kanë uzurpuar dhe kanë grabitur jetën e shqiptarëve. Kjo është mëse e qartë dhe shqiptarët e kanë shumë të qartë. Çdo aludim apo fshehje emocionale që ata kanë apo makth brenda vetes së tyre e kanë të pamundur ta shmangin duke u çfokusuar. Opozita është mëse e qartë në aksionin e saj politik. Ne po presim nëse janë pro apo kundër Vetting-ut të politikës dhe ndërkohë vazhdojmë aksionin dhe axhendën tonë politike. Nuk mund të na ndërhyjnë dot më çdo ditë dhe më shumë. Po të ishim gabim ne nuk do të na afroheshin partitë e tjera politike dhe Edi Rama nuk do të ngelte vetëm.

Gazetarja: Në rast se qeveria nuk do të pranojë të negociojë, në fakt kryetari Basha ka deklaruar se nuk do të ketë negociata por në rast se hidhet poshtë, çfarë reagimi do ketë nga opozita?

Opozita është shumë e qartë. Ju thashë do të jetë një axhendë shumë surprizuese jo vetëm për qeverinë e Z. Rama por edhe për ju gazetarët.


Etiketa: kryemadhipolitikevetingu


Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës
Politikë

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës

24 Qershor, 2025 5:47 pm
Zjarri në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive

24 Qershor, 2025 5:41 pm
Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

24 Qershor, 2025 4:29 pm
AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Aktualitet

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

24 Qershor, 2025 3:55 pm
Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
Aktualitet

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

24 Qershor, 2025 3:35 pm
Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
Aktualitet

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

24 Qershor, 2025 3:21 pm
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Para
Kendall Jenner tregon më shumë se duhet në Paris,arsyeja do t’ju habisë

Kendall Jenner tregon më shumë se duhet në Paris,arsyeja do t’ju habisë

Denoncimi: Drejtori i Veliaj me diplomë false

Denoncimi: Drejtori i Veliaj me diplomë false

Zbulohet një kishë nën liqenin Iznik në Turqi

Zbulohet një kishë nën liqenin Iznik në Turqi
















TE FUNDIT

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
24 Qershor, 2025

I ngarkuari me punë në Ambasadën iraniane në Serbi, Mohammad Mahdi Abadi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
24 Qershor, 2025

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin Fier–Cakran, ku dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
24 Qershor, 2025

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ishte i ftuar këtë të martë në studion e Klan News, përballë gazetarit të...

Lexo më shumë

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
24 Qershor, 2025

Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, pasi tregon se është ndarë nga ish-bashkëshorti, me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com