Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Të takojmë njerëzit, të hyjmë në shtëpitë e tyre

2021/02/26 at 8:12 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryemadhi: Të takojmë njerëzit, të hyjmë në shtëpitë e tyre

Pasditen e sotme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot takim me strukturat e partisë në Kashar.


Kryemadhi shprehur se anëtarët e LSI duhet të takojnë sa më shumë qytetarë dhe tu shpjegojnë programin elektoral të LSI me të cilin do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu kryetarja e LSI ka ripërsëritur rimburism me 5% për çdo faturë që do të ndihmojë familjet shqiptare.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:  

Unë dua t’i jem shumë mirënjohëse të gjithë grupit organizator, jo vetëm për takimet, por për të gjithë mundësinë e komunikimit. Sepse sot është shumë më e vështirë për njerëzit për të qenë me ne në takim, por e kanë shumë më të kollajshme për të na hapur dyert e shtëpive të tyre. Duke qenë se Lemi do të jetë edhe kandidat i LSI-së për të gjithë zonën e Kasharit dhe është përfaqësues i saj, duke qenë në komunikim edhe me strukturat e partisë, por të dalim edhe jashtë strukturave, të jemi të përfshirë tek angazhimi i qytetarëve dhe sidomos i njerëzve të cilët do të kenë mundësi për të votuar dhe nëpërmjet votës së tyre i japin votën jo vetëm LSI-së, por edhe Lemit.

Ne sot jemi në një ritëm shumë më të shpejtë seç kemi qenë në ditët e tjera. Sot është dita e 57 nga zgjedhjet, nesër bëhen 56. Kështu që ajo që është më e rëndësishmja është që siç vjen duke u ngushtuar ajo hapësira e kohës për ne si LSI që duam të takojmë njerëzit, ashtu vjen duke u ngushtuar edhe hapësira e qeverisjes në ikje të Rilindjes.

Ne në fakt në zonën e Kasharit kemi qenë gjithmonë të përfaqësuar dhe prezent, por sigurisht që mënyra e funksionimit të strukturave tona duhet të dalë jashtë strukturave partiake, por duhet të përfshihemi në takime me qytetarët, atë të cilën ne e kemi organizuar edhe nëpërmjet gjithë pikave dhe grupeve tona të interesit, duke filluar nga të rinjtë dhe të rejat, nga gratë, nga bizneset të cilat janë ato që po vuajnë më shumë nga të gjithë, nga familjarët të cilët kanë taksat e karta, energjinë e lartë, çmimet e larta. Një nga pikat tona që ne ndihemi më pranë me njerëzit, është ajo që ne marrim përsipër për të realizuar.

Ne sot jemi në kuadrin e programit dhe ajo që duam të diskutojmë është çështja lidhur me të. 5% i rimbursimit të shpenzimeve çdo familjeje, apo programi për arsimimin e të rinjve, që ne e kemi një nga pikat tona kryesore. Sepse në fund të ditës, nëse ne nuk do të kemi një sistem arsimor i cili të prodhojë jo vetëm studentë dhe më pas profesionistë të kualifikuar, ne do ta kemi të pamundur për të konkurruar në tregun e punës, por edhe në tregun rajonal.

Kështu që Lemi unë e di që ti e ke pasur sa të vështirë, por aq edhe të thjeshtë. E ke pasur të vështirë sepse presioni i segmenteve të qeverisjes dhe të bashkisë e të gjithë e kanë bërë të vështirë për të lëvizur. Por nga ana tjetër ka qenë e kollajshme, me të gjithë njerëzit që ta kanë bërë të mundur komunikimin, për të vajtur në shtëpitë e njerëzve, për t’i takuar dhe për të biseduar. Ashtu si edhe Marsela e shumë vajza e djem të rinj që janë pjesë e ekipit tënd, e kanë bërë të realizueshme, që ne sot të pretendojmë për të pasur jo vetëm një rezultat të kënaqshëm, por pretendojmë për të pasur rezultat për ta thyer atë mentalitet dhe atë rezultat që janë mësuar ta shikojnë herë pas here në komunën e Kasharit.

Unë dua të theksoj që në prioritetet dhe angazhimet tona, që tashmë do vijnë duke u shtuar edhe më shumë dhe ne fillojmë e piketojmë, nuk kemi të bëjmë vetëm me procesin e legalizimit në të gjithë zonën e Kasharit, ku njerëzit vazhdojnë dhe janë akoma pjesë e presionit që u bëhet nga institucionet e shtetit në këmbim të votës, për të marrë një certifikatë legalizimi, apo ndihmën ekonomike e shumë problematika të tjera.

Ne mendojmë që duhet t’u japim fund me zgjedhjet e 25 prillit çdo lloj abuzimi që bën çdo parti politike, çdo individ politik, me pushtetin që u është dhënë nga qytetarët. Prandaj i ftojmë të gjithë që më 25 prill të kenë shansin dhe mundësinë për të shkuar në kutinë e votimit, për të votuar dhe ndryshuar këtë realitet i cili për hir të së vërtetës është bërë i pamundshëm, sidomos për të rinjtë dhe të rejat, të cilët nuk shikojnë asnjë lloj mundësie jetese dhe punësimi këtu./ Opinion.al

Etiketa: \kryemadhitakimetzgjedhjet


Ju sugjerojmë

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?
Bota

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?

24 Janar, 2026 9:56 am
Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026 9:53 am
Debate në OKB, Guterres: SHBA nuk respektoi ligjin ndërkombëtar
Bota

Mbështetësit e Maduros kërkojnë kthimin e presidentit

24 Janar, 2026 9:49 am
Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
Bota

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

23 Janar, 2026 10:24 pm
E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
Aktualitet

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

23 Janar, 2026 9:06 pm
Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
Bota

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

23 Janar, 2026 8:28 pm
Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
Politikë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

23 Janar, 2026 7:32 pm
Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
Kryesore

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

23 Janar, 2026 7:21 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

23 Janar, 2026 7:14 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

23 Janar, 2026 6:21 pm
Para
Aksident në rrugën Milot-Rreshen, humb jetën i riu

Aksident në rrugën Milot-Rreshen, humb jetën i riu

“Stilistë dhe biznesmenë”, Kujtim Gjuzi zbulon kandidatët për zgjedhjet

"Stilistë dhe biznesmenë", Kujtim Gjuzi zbulon kandidatët për zgjedhjet

Angela Merkel refuzon të marrë vaksinën AstraZeneca

Angela Merkel refuzon të marrë vaksinën AstraZeneca
















TE FUNDIT

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?
24 Janar, 2026

Bisedimet e filluara në Abu Dhabi mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë janë planifikuar të vazhdojnë edhe të shtunën. Ndërkohë...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen
24 Janar, 2026

Sot në orën 17:00 Partia Demokratike do të zhvillojë protestën kombëtare të paralajmëruar para godinës së Kryeministrisë. Përmes një njoftimi,...

Lexo më shumë

Mbështetësit e Maduros kërkojnë kthimin e presidentit

Debate në OKB, Guterres: SHBA nuk respektoi ligjin ndërkombëtar
24 Janar, 2026

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro i cili u kap së bashku me gruan e tij...

Lexo më shumë

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
23 Janar, 2026

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com