Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi reagon ashpër ndaj Ballës: Shantazhon dhe blen vota në Elbasan

2017/06/25 at 4:11 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryemadhi: Shqipëria vend i ilirëve jo cirk i klounëve

Monika Kryemadhi që kryeson listën e LSI në Elbasan ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Taulant Ballës që kryeson listën e PS në këtë qark. Kryemadhi thotë se Balla po blen vota dhe po shantazhon me polici votuesit e LSI.


Elbasani, është një nga qarqet më të nxehta aty janë raportuar sot disa incidente në vogla, si bllokim të qendrave të votimit apo rrahje mes komisionerëve e vëzhguesve, të PS, LSI e PDIU. Në Elbasan ishte sot edhe kryeprokurori Adriatik Llalla. 

Deklarata e Kryemadhit në facebook

Shpreh keqardhjen që Dega e Rilindjes në Elbasan, me një gjuhë të papërshtatshme dhe e frikësuar për rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve më akuzon mua dhe bashkëpunëtorët e mi për incidente që mbajnë autorësinë e disa rilindasve që drejtohen nga Taulant Balla. Këtij të fundit i kujtoj dhe njëherë se çdo përpjekje për të ndaluar dhe shoqëruar në polici njerëz të pafajshëm është krejt e kotë sepse çdo votues i qarkut te Elbasanit, do apo nuk do Taulanti apo levat e tij në policinë e shtetit, do ta shprehë vullnetin me votën e lirë.

Prej një muaj deputeti Balla ka denoncuar të paktën 300 të rinj,kryesisht studentë dhe gjimnazistë apo dhe të moshuar të njohur si përkrahës të LSI,vetëm e vetëm që ata mos të jenë të lirë ditën e votimit. Sikundër ka vijuar i qetë të shoqërohet nga kriminelët që lëvizin me makina të blinduara dhe pa targa dhe kërcënojnë çdo ditë qytetarët. Çdo përpjekje për të trembur të moshuarit apo gjimnazistët është e kotë, çdo tentativë për të arrestuar të pafajshëm është një farsë, sepse sado pushtet të kesh, popullin nuk e arreston dot.

Ne distancohemi nga deklaratat e Taulant Ballës dhe i kujtojmë se bandë kriminale nuk janë të rinjtë e LSI por banda e tij e kryesuar nga kryetari i bashkisë së Librazhit Kastriot Gurra që ushtron shantazhe deri me jetë, apo ish truproja e tij që sot është nënkryetari i bashkisë së Librazhdit Avni Mema, apo për shpërndarjen e parave që kryesohet nga Kasem Balla,babai i deputetit dhe Vladimir Balla, vellai i Taulantit. I kujtoj Taulantit kryetarin e bashkisë së Belshit që dhe sot kërcënon njerëzit në qendrat e votimit, apo kamionin me miell që u kap duke u shpërndarë miell zonave te varfra në Gramsh në këmbim të votës.

Ndaj sot Taulantit dhe falangave të tij në policinë e shtetit më duhet ti paralajmëroj për herë të fundit të qendrojnë larg votuesve dhe vullnetit të tyre, sepse kjo është një ditë e shënuar për popullin shqiptar. Dhe askush, sado të abuzojë me pushtetin dhe forcën nuk do mund ta prishë dot. Vullneti i popullit të Elbasanit është sot në kutitë e votimit dhe çdo votë do të numërohët si vendimi i qytetarëve për të larguar krimin nga policia dhe politikën nga krimi. Eh mor Taulant, nga kërkimi i motrës vajte te kërkimi i votës. Prandaj po të përshëndes me “Taulanti kërkon motër”

Incidenti në Librazhd

Në KZAZ 52, në Librazhd, kryetarja Valbona Balla ka pasur konflikt me njërin prej anëtarëve të LSI-së. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Incidenti në Cërrik

Mirela Muçaj, nga PS, ka bërë një kallëzim penal, ndaj një personi që e ka dhunuar teksa monitoronte procesin zgjedhor.

“Morëm njoftim se në një qendër zgjedhore pati probleme dhe shkuam së bashku me përfaqësuesit e PD-së dhe PR-së, unë përfaqësoj PS-në. Në qendër kishte grupime njerëzish, të cilët i njoftuam se nuk lejohej qëndrimi aty. Pati një debat mes sekretarit dhe anëtarëve. Në qendër pati votues dhe vëzhgues. Në momentin që iu drejtova personit me të cilin u konfliktova, i cili nuk kishte autorizim, i thashë të dilte jashtë. Iu drejtova dhe komisionit për ta nxjerrë jashtë pasi ai kishte votuar. Personi në fjalë,Ylli Perisnaka ishte simpatizant i LSI-së dhe punonjës në Bashkinë e Cërrikut. Kur dola jashtë pasi njoftova patrullën e policisë, ai më shahu, më fyeu dhe më kërcënoi”, tha ajo.



Ju sugjerojmë

Broja “zgjon” interesin nga Bundesliga, 2 klube gjermane monitorojnë yllin shqiptar
Sport

Broja “zgjon” interesin nga Bundesliga, 2 klube gjermane monitorojnë yllin shqiptar

10 Qershor, 2025 4:50 pm
Lufta në Gaza/ Britania vendos sanksione ndaj dy ministrave izraelitë
Bota

Lufta në Gaza/ Britania vendos sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

10 Qershor, 2025 4:44 pm
Skandali i spiunazhit në Itali
Bota

Skandali i spiunazhit në Itali

10 Qershor, 2025 4:42 pm
Ranieri refuzon Italinë, rishfaqet një tjetër emër në skenë
Sport

Ranieri refuzon Italinë, rishfaqet një tjetër emër në skenë

10 Qershor, 2025 4:23 pm
11 maji/ Rinumrimi i votave, hapen disa kuti edhe për qarkun e Durrësit
Kryesore

11 maji/ Rinumrimi i votave, hapen disa kuti edhe për qarkun e Durrësit

10 Qershor, 2025 4:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Sport

Sylvinho projekton tre ndryshime në Letoni

10 Qershor, 2025 3:51 pm
Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët
Aktualitet

Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët

10 Qershor, 2025 3:35 pm
Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel
Rajoni

Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel

10 Qershor, 2025 3:17 pm
U gjetën 6 kg heroinë dhe municione, pezullohen nga detyra 4 policët në Kapshticë
Aktualitet

U gjetën 6 kg heroinë dhe municione, pezullohen nga detyra 4 policët në Kapshticë

10 Qershor, 2025 3:07 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

“Flakë në det”/ SPAK kërkon mbi 100 vite burgim për grupin e Gëzim Çelës

10 Qershor, 2025 2:53 pm
Para
Numëruesit e votave, LSI mbetet gjysmagjel. KQZ ia jep gjysmën e numëruesve PDIU-së

Edhe 3 orë nga mbyllja e qendrave të votimit, pjesëmarrje shumë e ulët 35.7%

opinion lajm i fundit

Plas edhe në Kukës, të shtëna me armë zjarri në lokalin e aktivistit të LSI

Zjarr i fuqishëm në Spanjë, 1500 të evakuuar

Zjarr i fuqishëm në Spanjë, 1500 të evakuuar
















TE FUNDIT

Broja “zgjon” interesin nga Bundesliga, 2 klube gjermane monitorojnë yllin shqiptar

Broja “zgjon” interesin nga Bundesliga, 2 klube gjermane monitorojnë yllin shqiptar
10 Qershor, 2025

Vetëm pak orë përpara startit të ndeshjes mes Letonisë dhe Shqipërisë, një lajm i bujshëm merkatoje ka ardhur për Armando...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ Britania vendos sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Lufta në Gaza/ Britania vendos sanksione ndaj dy ministrave izraelitë
10 Qershor, 2025

Britania dhe aleatët e saj kanë vendosur zyrtarisht sanksione ndaj ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel...

Lexo më shumë

Skandali i spiunazhit në Itali

Skandali i spiunazhit në Itali
10 Qershor, 2025

Autoritetet italiane kanë ndërprerë kontratat e tyre me kompaninë izraelite të spiunazhit Paragon, pasi u zbulua se qeveria italiane kishte...

Lexo më shumë

Ranieri refuzon Italinë, rishfaqet një tjetër emër në skenë

Ranieri refuzon Italinë, rishfaqet një tjetër emër në skenë
10 Qershor, 2025

Duket se ishte pranë një marrëveshjeje, por në fund nuk do të ketë dritë jeshile. Claudio Ranieri nuk do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com