Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për të akuzuarit e operacionit “Flakë në det”, për trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Sipas tvklan, SPAK ka kërkuar në total 102 vite burgim, të përfituar nga gjykimi i shkurtuar, për 13 persona.
Prokuroria e Posaçme i akuzon ata për “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Lënda narkotike nisej nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së dhe do të bëhej edhe shkëmbimi i drogës në det.
Dy shtetasit e huaj kur pikasën policinë i vendosën flakën velierës dhe tentuan të largohen me një varje të vogël.
Sipas hetimeve të SPAK, dyshohej që veliera të kishte një sasi shumë të madhe droge.
Në seancën e radhës, më 27 Qershor, do të zhvillohet mbrojtja e të pandehurve.
Pretenca:
Arlind Isamailukaj 15 vite burg/ Me gjykim të shkurtuar me 10 vite burg
Gëzim Çela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg
Nerim Çela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg
Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg
Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg
Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg
Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg
Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg
Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg
Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg
Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg
Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg
Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg