Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi në SHBA: Axhendë për të zgjidhur krizën në Shqipëri

2020/02/04 at 8:51 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryemadhi në SHBA: Axhendë për të zgjidhur krizën në Shqipëri

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet aktualisht në SHBA nga ku është shprehur se po kryen takime në Uashington me drejtues të institucioneve të SHBA për të rakorduar zgjidhjen e krizës të cilën po kalon Shqipëria.


Kryemadhi ka deklaruar se dy nga problemet e Shqipërisë sot janë varfëria dhe ikja e rinisë.

Kryetarja e LSI, shton se takimet në Uashington vlejnë për të rakorduar një axhendë të rëndësishme e cila do të zgjidhë momentin e krizës që po kalon Shqipëria.

Pyetja: Znj.Kryemadhi ju vini në SHBA, pas një situate që ka kaluar kohët e fundit Shqipëria. Në pikat e përgjithshme cila është situata sot në vendin tonë?

Kryemadhi: Është ajo që thashë dhe pak më përpara në takim, në kuadrin e sensibilizimit të të gjithë shoqërisë shqiptare, sidomos të brezit të ri që është larguar nga Shqipëria për shkak të mungesës së funksionimit të shtetit, për shkak të mungesës së ofrimit të mundësive për të rinjtë shqiptarë.

Shumë të rinj dhe të reja shqiptarë janë larguar drejt Amerikës, Anglisë, Gjermanisë dhe shumë vendeve të tjera dhe pjesa më e rëndë që po e dëmton faktikisht shtetin tonë është palca kurrizore e kombit që janë intelektualë, shtresa e mesme dhe pjesa më e shkolluar e saj. Ne ishim në Michigan, në takimin e parë i cili ishte shumë mbresëlënës por ishte dhe shumë ngacmues dhe ndërkohë ajo që pashë sot këtu ku gati 80% e sallës ishin anëtarë të LSI të cilët kanë qenë pjesë e LRI, më pas pjesë e strukturave drejtuese, të cilët shumë shpejt janë sistemuar dhe janë integruar në jetën e shtetit amerikan.

Por kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është varfëria që  i ndodh çdo ditë e më shumë Shqipërisë, gjë që e dobëson jashtëzakonisht rolin e Shqipërisë jo vetëm në rajon por dhe mundësinë dhe të ardhmen e brezave të rinj që ne shpresojmë që do të rriten dhe do të vazhdojnë për të mbajtur në  këmbë identitetin tonë kombëtar. Meqë të vish në Amerikë është e vështirë sepse është goxha larg, ne do të përfitojmë nga rasti për të bërë dhe disa takime të tjera në Uashington, me drejtues të institucioneve të SHBA në mënyrë të tillë për të rakorduar dhe për të ecur përpara me një axhendë që është shumë e rëndësishme për të zgjidhur këtë moment krize të cilën po kalon sot Shqipëria.

Shqipëria ka një hartë shumë të veçantë që është, 9 kushtet e Bundestagut, ku dhe për to janë dhe SHBA, krijimi të cilave dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me BE, është e vetmja rrugë e cila mbyll përfundimisht çdo iluzion të çdo interesi tjetër që nuk është pjesë e strategjisë shqiptare. Që janë dy partnerët tanë kryesorë BE dhe aleati ynë i vetëm strategjik, SHBA. Hapja e negociatave e qartëson përfundimisht axhendën e Shqipërisë dhe jetës politike shqiptare.

Kushtet në të cilat ndodhet sot rajoni, janë mjaft të vështira dhe integrimi dhe organizimi i gjithë faktorit shqiptar që jetojnë në SHBA, ka të bëjë jo vetëm me sensibilizimin e ngritjes së problematikave por edhe angazhimin e gjithë qytetarëve shqiptar, pra shtetasve shqiptaro-amerikan të cilët nëpërmjet ndikimit të tyre qoftë ndikimit politik, qoftë ndikimit ekonomik, për të detyruar politikën shqiptare, pra ne që në një farë mënyrë kemi arritur të krijojmë këtë lloj konfuzioni politik, për t’i dhënë drejtimin përfundimisht dhe për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin.

Mbyllja e tranzicionit, hapja e negociatave do të kërkojë kapacitete shumë të mëdha njerëzore. Sepse sot Shqipëria vërtet është e gatshme shpirtërisht për të hapur negociatat me BE, por sot Shqipëria nuk ofron kapacitetet njerëzore, intelektuale dhe profesionale për të ofruar dhe për të ecur në gjithë procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE. Edhe pse BE sot gjendet në kushte shumë të vështira, e vetmja mënyrë e thashë dhe më përpara, dielli në Shqipëri lind nga perëndimi dhe kjo është e vetmja mënyrë që ne të fuqizojmë rolin e Shqipërisë në rajon dhe t’i kthehemi atij stabiliteti që Shqipëria ka krijuar në këto 30 vite të tranzicionit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Para
“Më tha Kristaqi e Aneta”, Shkullaku: Tre shkelje ku Rama ka përgjegjësi

KÇK, armiqtë që nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

Qeveria Kurti, jo më fjalë por vepra

Qeveria Kurti, jo më fjalë por vepra

Video/ “Tirana 100 vjet”, një dokumentar nga Blendi Fevziu

Video/ “Tirana 100 vjet”, një dokumentar nga Blendi Fevziu
















TE FUNDIT

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
12 Korrik, 2025

Jorida Tabaku, deputetja e PD ka reaguar me anë të një videoje në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve...

Lexo më shumë

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
12 Korrik, 2025

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u...

Lexo më shumë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com