Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KÇK, armiqtë që nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

2020/02/04 at 9:12 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
“Më tha Kristaqi e Aneta”, Shkullaku: Tre shkelje ku Rama ka përgjegjësi

Armand Shkullaku-Një oficere e policisë së shtetit, bionde dhe me zë të ëmbël, u shfaq në një deklaratë për mediat me gjysmën e fytyrës së mbuluar nga një palë syze dielli, për t’u komunikuar shqiptarëve se Operacioni Forca e Ligjit sapo i kishte shpallur luftë Lul Berishës dhe Ardian Çapes. Në atmosferën e filmave të fundit, ku mpleksen si personazhe, politikanë të lartë dhe figura të njohura të showbizit, shfaqja e vajzës bionde dhe gjysëm të maksuar, dukej si skenë e nxjerrë pikërisht nga punishtja filmike e Ermal Mamaqit.


Të gjithë bujën e zhurmën e anti KÇK së famshme, nuk mund ta përkufizonte më mirë se asgjë tjetër, komedia e zyrtares me uniformë të shtetit shqiptar që del e maskuar për t’i folur publikut. Sepse në thelb, aksioni më i fundit i kryeministrit, që “frymëzohet nga dashuria për vendin”, nuk është gjë tjetër veçse akti pasues në teatrin e tij të propagandës. Muzika e përzgjedhur për të ilustruar aksionet e para të OFL, kamerat e fokusuara tek këto iniciale mbi uniformat e policëve (për të evokuar ato të FBI në filmat e Holliwoodit), montazhi me efekte speciale dhe figura e bjondes gjysëm të maskuar për t’u transemtuar gjëmën kriminelëve, tregojnë kujdesin e regjisorit- kryeministër (me raste edhe aktor) për të shitur filmin mediokër të radhës.

Ky film absurd, që u konceptua si një akt normativ emergjence, me nevojën për t’iu shitur publikut si një kauzë e re, si një betejë epike e atyre që e duan vendin kundër frontit të së keqes, që në skenën e parë e shndërroi në butafuri ngrefosjen e OFL. Trupat elitarë vunë nën sekuestro një pronë që ishte nën sekuestro që prej vitit 2015.

Për ligjin e famshëm anti KÇK, që u propagandua si aksion kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që po nxjerrin çdo ditë banditë nga burgu dhe përfundoi tek makinat e këtyre të fundit, është diskutuar shumë këto ditë. Që nga antikushtetushmëria e tij, dublimi i ligjit anti mafia që qeveria Rama nuk e aplikoi thuajse kurrë, rreziku i përdorimit selektiv e deri tek ndikimi negativ që mund të ketë mbi institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar. I gjithë ky diskutim, edhe i atyre që e kundërshtojnë ligjin, edhe i atyre që kanë vetëm disa rezerva për të, ngrihet mbi premisën sikur vullneti i kryeministrit për të luftuar krimin nuk vihet në dyshim, por forma e zgjedhur prej tij nuk është ajo e duhura.

Në fakt, gjithë ky film me uniforma OFL dhe çupa me syze të errëta, nuk është gjë tjetër veçse strategjia e njohur e Edi Ramës për të shpikur një sfidë, një armik të ri pasi nuk ka bërë asgjë me betejat e shpallura më parë. Sa herë ka ndonjë fushatë elektorale përpara, sa herë bie në sondazhe, sa herë gjendet ia pafuqishëm në paaftësinë e tij për të qeverisur e kryer punë konkrete për të cilat është votuar, Edi Rama thërret në ndihmë armikun e radhës. E ka bërë këtë në fillim të 2013 kur mori flamurin e luftës kundër drejtësisë së korruptuar, pastaj e vijoi me linçimet në publik të zyrtarëve të administratës, “viktima” të fushatës populiste të bashkëqeverisjes me popullin, shpalli armike LSI dhe kërkoi timonin vetëm për vete, iu turr opozitës si tradhëtarja që la vendin pa negociata me BE, nisi betejën e shpifur me mediat që i cilësoi si kazanin që nxinte figurën e tij të ndritur dhe tani vendosi të sajojë KÇK-në meqënëse nuk i kishte mbetur gjë tjetër për të kapur.

Mirëpo strategjitë që predikojnë rritjen e pikëve në opinion, nuk kanë parashikuar dot se si kjo mund të bëhet vazhdimisht kur nuk arrin të prodhosh asgjë konkrete. Ato mund të funskionojnë në raste të veçanta, kur një qeveri apo lider ka një bilanc suksesesh dhe në një moment rrëshqitje apo humbje besimi, i duhet një gjetje politike për t’u ringritur. Strategët që mund të garantojnë ringritjen nga boshi në bosh, apo nga dështimi në dështim, ende nuk ekzistojnë.

Prandaj fushatat e Edi Ramës ngjisin gjithnjë e më pak dhe prandaj edhe ata që i mbështesin ato në publik u ngjajnë gjithnjë e më shumë limonave të shrydhur. Shumëkush e mban mend euforinë e këtyre të fundit në ditët e para pas tërmetit. Kryeministri po fiton pikë, daljet e tij në tv e ertv po e bëjnë popullor, ai i mori terrenin opozitës, po ngrihet në sondazhe, ka rigjetur forcë dhe energji, e plot pallavra të tjera. Mirëpo punët konkrete nuk i bëjnë as ertv, as qokat me veladon të zi dhe as daja te Ermal Mamaqi.

Tani kryeministri ka nxjerrë fabulën e re me emrin KÇK. Ndonëse më të pakët, përsëri ata që kullosin në livadhin e tij mediatik, ia kanë nisur refrenit: qeveria po i shpall luftë të vërtetë krimit, Edi Rama po merr vëmendjen e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, opozita u kap e papërgatitur, etj, etj.

Mirëpo, të gjithë këta nuk duan të shohin osë bëjnë sikur nuk e shohin të gjithë filmin 7 vjeçar të një kryeministri butaforik. Ata nuk e shtrojnë asnjëherë pyetjen se çfarë ndodhi një natë janari e një ditë shkurti, që njeriu që e lidhi më shumë se kushdo tjetër krimin me politikën vendosi ta luftojë atë. Ata përcjellin pamjet e skenës së xhiruar me muzikë e efekte të sekuestrimit të një hoteli në Shijak, por nuk pyesin se si u lirua dy vjet më parë pronari i tij vetëm pak orë pas arrestimit dhe kur kryeministër ishte Edi Rama dhe ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri. Raste të tilla ka pafund, por pyetjet mbi to nuk mund t’i bëjnë ata që kanë pranuar rolet në teatrin e shpifur të Edi Ramës.

Sepse nëse do t’i bënin, atëherë do të mbërrinin tek thelbi i kriminalizimit të vendit dhe politikës. Tek futja e kriminelëve në politikë, tek ministrat e përfshirë në trafik droge e blerje votash, tek kryetarët e bashkive që po bien një e nga një, tek lista e zezë e SHBA, tek bisnesmenët që hynë në politikë falë korrupsionit, tek drejtuesit e lartë të shtetit që kanë pasuri marramendëse e aksione të fshehura në kompani private, tek vetë njeriu që sot thotë se do t’i shpëtojë shqiptarët.

Për ta bërë të besuar filmin e tij të radhës, kryeministri akuzoi sot opozitën dhe gazetarët se “për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave të tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin”. Problemi është çfarë duhet të zgjedhim kur qeveria është e lidhur me krimin./ Burimi: Lapsi.al



Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Para
Qeveria Kurti, jo më fjalë por vepra

Qeveria Kurti, jo më fjalë por vepra

Video/ “Tirana 100 vjet”, një dokumentar nga Blendi Fevziu

Video/ “Tirana 100 vjet”, një dokumentar nga Blendi Fevziu

Vrau gruan, gazetarja: I nxitur nga thashethemet se e tradhtonte

Vrau gruan, gazetarja: I nxitur nga thashethemet se e tradhtonte
















TE FUNDIT

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
30 Qershor, 2026

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}