Kryesore

Kryemadhi: Miqtë më thonë që Rama është në panik, nuk fle natën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 10/10/20 |
Opi Nion

Pas retorikave të ashpra mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama, ky i fundit nga Asambleja e Partisë Socialiste një ditë më parë, nuk la pa përmendur edhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Në një kohë kur sulmet e kryesocialistit u fokusuan më shumë tek çifti Meta-Kryemadhi se sa tek kryetari i PD Basha, këtë sjellë kryetarja e LSI e cilësoi si një përpjekje për të përçarë opozitën e bashkuar.

Në një intervistë në News 24, Kryemadhi tha se kjo ka qenë një tendencë e Ramës.

“Një nga frikërat më të mëdha që ka sot Rama është bashkimi i opozitës. Tendenca e tij ka qenë për të çarë opozitën, një herë negocionte me Ilir Metën, një herë me Lulzim Bashën. Tek Monika nuk e kishte këtë mundësi. Duke mos arritur dot atje ku donte, filloi një luftë publike për të arritur një çorientim qoftë tek partitë qoftë tek elektorati gri”.

Kryemadhi u shpreh se e kishte ndjekur fjalimin e Ramës në Asamble dhe e kishte dëgjuar të fliste pas një periudhe që nuk i ndiqte deklaratat e tij.

“Kisha dëgjuar nga miqtë e tij që ka panik, ka frikë, nuk fle natën. E pashë dje pas kaq kohësh”, tha Kryemadhi./Opinion.al

Pas