Politikë

A do të krijojë Meta një parti të re? Si përgjigjet Kryemadhi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:43 - 10/10/20 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha gjatë një interviste televizive se ajo vetë ka qenë kundër zgjedhjes së Ilir Metës si president i vendit, por sipas saj sot vlerëson që kjo ka qenë zgjidhja më e mirë.

Gjatë intervistës në neës 24, ku u pyet për raportet e Ilir Metës me PS, Kryemadhi tha se: Ilir Meta është socialist.

E pyetur nëse është në synimet e Metës të marr drejtimin e PS, Kryemadhi u shpreh: Duhet t’i drejtoheniz zoti Meta. Kam përshtypjen që Meta pret 25 prillin, që më pas shqiptarët të shkojnë drejt referendumit”.

Megjithatë zonja Kryemadhi, nuk përjashtoi mundësinë që zoti Meta mund të krijojë një parti të re. Kur u pyet nga gazetarja Nisida Tufa, nëse pas mandatit të presidentit Meta mund të kthehej në drejtimin e LSI, Kryemadhi u shpreh: “Ai nuk do të garoj më në LSI, do të krijoj partinë e vetë thotë. Bëj shaka. LSI ka qenë dhe është partia e të rinjve dhe të rejave”.

Megjithatë, pyetjes nëse mund të ndodhë që të kemi dy parti në një shtëpi, Kryemadhi iu përgjigj shkurt: “Nuk besoj”.

Kujtojmë se gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, vetë presidenti u shpreh që edhe nëse opozita e bashkuar nuk do të marr pjesë, në zgjedhjet e 25 Prillit vendi do të ketë opozitë./Opinion.al

Pas