“Unë mendoj se në fund të muajit maj Partia Socialiste do përgatitet për zgjedhje të parakohshme.” Kështu deklaroi Monika Kryemadhi nga emisioni “Opinion”.
E pyetur për zgjedhjet lokale ajo tha se ato do të shtyhen për në muajin shtator-tetor.
“Asnjë kryebashkiak nuk do të pranonte të hynte në zgjedhje të tilla në këtë situatë. Ai le ti fitojë 61 bashki. Sot është shumë herët për të diskutuar për zgjedhjet lokale”, tha Kryemadhi, teksa theksoi se tani topi është në fushën e Ramës./ Opinion.al