-U tha në Opinion

Kryemadhi: Çfarë mendon Meta për mandatet, nëse ai do ishte…


               Publikuar në : 22:43 - 06/03/19 |
geliano fataj

Monika Kryemadhi ka folur hapur në emisionin “Opinion”. Ai ka treguar se çfarë mendon Ilir Meta, por jo ai President. Sipas zonjës Kryemadhi nëse meta do drejtonte LSI-në ai nuk do ti kishte djegur mandatet.

Ilir Meta është njeri i institucioneve, dhe nëse ai ishte kryetar i LSI nuk do i kishte djegur mandatet. Jam dakord me qëndrimin e Ilir Metës, nëse përballë do të kishim një njeri që dëgjon, jo një të çmendur” tha Kryemadhi.

Shumë njerëz zhgënjehen nga deklaratat e mia. Normal që zoti Meta do jetë i pakënaqur me vendimet radikale të LSI, sepse LSI ka qenë për Edi Ramën si një valvul shkarkimi e tensionit dhe konfliktit. Ilir Meta gjithmonë i ka krijuar shanse dhe mundësi Edi Ramës për të kaluar ngërçet kur ka bërë gafa të tilla. Por unë mendoj që fenomeni Edi Rama duhet të mbarojë tashme jo vetëm për Edi ramin por për çdo njeri tjetër që kërkon të ndërtojë një institucion të liderit të fortë”, theksoi më tej Kryemadhi.

Ju nuk jeni dakord me deklaratat e Presidentit?

“Absolutisht nuk jam dakord me deklaratat e Presidentit. Ai ka shumë të drejtë për atë që mendon dhe ky është opinioni i tij, por ajo që unë mendoj është që presidenti duhet të marrë përgjegjësitë e tij ku është vendi sot”. /G.F Opinion.al

Pas