Kryebashkiaku i ishullit grek të Mikonos, Konstantinos Koukas ka qenë një ndër të ftuarit e mbrëmjes së të martës në emisionin “Opinion”.
Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Koukas ka folur për vizitat e tij në Tiranë por edhe për karakteristikat dhe turizmin në Mikonos, një prej ishujve më të famshëm në botë.
Ai ka dhënë ndër të tjera disa këshilla për turizmin shqiptar, që është ende në fillesa si dhe është shprehur se verën e vitit 2023 nga Tirana mund të ketë fluturime direkte drejt ishullit të Mikonosit, në Greqi.
Intervista e plotë
Blendi Fevziu: Zoti Koukas, mirëserdhët në Shqipëri!
Konstantinos Koukas: Faleminderit shumë. Është kënaqësi e madhe për mua.
Blendi Fevziu: Cili është qëllimi i vizitës tuaj këtu?
Konstantinos Koukas: Erdha këtu për shkak te rolit tim si kreu i delegacionit grek në kongresin e autoriteteve vendore dhe rajonale në Këshillin e Evropës. Unë përfaqësoj Greqinë, jam kreu i delegacionit grek, kështu, për shkak të detyrës time, dhe sigurisht si kryebashkiak i Mikonos, jam këtu për të marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë.
Blendi Fevziu: Është hera juaj e parë në Tiranë apo keni qenë këtu edhe më parë?
Konstantinos Koukas: Kam edhe një herë tjetër, prillin e kaluar pas ftesës honorifike të kryebashkiakut tuaj, kryebashkiakut të Tiranës, zotit Erion Veliaj.
Blendi Fevziu: Si ju duk Tirana në vizitën tuaj të parë?
Konstantinos Koukas: U suprizova ngaqë…
Blendi Fevziu: Pse u suprizuat?
Konstantinos Koukas: U suprizova sepse nuk dija çfarë të prisja…
Blendi Fevziu: Nuk kishit asnjë ide për Tiranën…
Konstantinos Koukas: Nuk kisha asnjë ide edhe pse njoh shumë njerëz nga vendi juaj dhe nga ky qytet. Nuk kisha asnjë ide dhe pash një qytet plot gjallëri i cili nuk është thjesht një qytet ballkanik por është një qytet ballkanik që ditën e sotme ka një atmosferë Evropiane dhe është duke vrapuar, është një qytet që ecën shumë shpejt. Kjo më mrekulloi.
Blendi Fevziu: Ju e keni shijuar Tiranën që prej vizitës tuaj të parë këtu…
Konstantinos Koukas: Sigurisht. Kjo është arsyeja pse erdha sërish.
Blendi Fevziu: Dhe do të ktheheni sërish pas vizitës tuaj të dytë?
Konstantinos Koukas: Patjetër. Patjetër, sepse tani kam miq. Madje i kam sugjeruar edhe miqve të mijë të vijnë këtu për të pushuar pak.
Blendi Fevziu: Zoti Koukas, ky është mandati juaj i dytë si kryebashkiak i ishullit të Mikonos…
Konstantinos Koukas: Vërtetë, është mandati im i dytë. Kam qenë kryebashkiaku i Mikonosit këto 8 vite.
Blendi Fevziu: Dhe në çfarë moshe u zgjodhët për herë të parë?
Konstantinos Koukas: U zgjodha për herë të parë kur isha 32 vjeç.
Blendi Fevziu: 32 vjeç?!
Konstantinos Koukas: Po.
Blendi Fevziu: Kryebashkiak i një prej ishujve më të njohur të Greqisë dhe absolutisht një prej ishujve më të famshëm në botë për shkak të emrit të tij dhe të numrit të frekuentuesve. Si u bëtë kryeter i Bashkisë së Mikonosit në atë moshë?
Konstantinos Koukas: Unë vij nga Mikonos, të dy prindërit e mijë vijnë nga Mikonos dhe në atë kohë…
Blendi Fevziu: Jeni familje mikoniane…
Konstantinos Koukas: Gjithmonë kështu kam qenë. Nuk kam origjinë nga ndonjë vend tjetër. Shkova në shkollë aty, studiova në vende të tjera. Jam avokat. U riktheva dhe 2014 kur u zhvilluan zgjedhjet vendore lindi nevoja për një ndryshim.
Blendi Fevziu: Çfarë ju motivoj ju? Sepse shumica e njerëzve në atë moshë, 20, 28, 30, largohen nga vendet e vogla për qytetet e mëdha ku ka më shumë mundësi. Pse u rikthyet në atë moshë në ishullin tuaj?
Konstantinos Koukas: U ktheva sepse pas studimeve, pasi punova te Parlamenti Evropian në Bruksel, doja të rikthehesha në ishullin tim që ta ndihmoja të bëhet edhe më i mirë. Doja që ishulli im të qeverisej në një mënyrë më globale, më ndërkombëtare sepse e shikoja nga perspektiva që nuk po shërbehej sipas mënyrës që unë do doja unë dhe siç do donin njerëz të tjerë me karakteristika të ngjashme me mua. Ishim disa njerëz që ndanim të njëjtën filozofi dhe të njëjtin vizion, u bëmë ekip dhe mikonianët ne zgjodhën si autoritetet vendore.
Blendi Fevziu: Ju garoni për Nea Dhimokratia (Demokracia e Re)?
Konstantinos Koukas: Jam anëtar i Nea Dhimokratia por edhe kundërshtari im është anëtar i të njëjtës parti.
Blendi Fevziu: Është nga e njëjta parti?! Kjo është e pazakontë në Shqipëri.
Konstantinos Koukas: Në Greqi është diçka e zakonshme.
Blendi Fevziu: Është një lloj tradite?
Konstantinos Koukas: Po… është në ADN-në tonë.
Blendi Fevziu: Më pas, duke iu rikthyer Mikonosit. Siç thash është një prej ishujve më të famshëm në botë. Çfarë popullsie ka Mikonosi?
Konstantinos Koukas: 10-15 mijë.
Blendi Fevziu: 10-15 mijë gjatë gjithë vitit. Sa njerëz e vizitojnë ishullin tuaj gjatë një viti?
Konstantinos Koukas: Kemi thuajse 2 milion vizitorë në vit.
Blendi Fevziu: 2 milion vizitorë në vit për 10-15 mijë banorë. Kjo është çmenduri. Është e mundur diçka e atillë?
Konstantinos Koukas: Është e mundur për ne sepse kemi një histori të gjatë në turizëm. Mikonos ka 100 vite në turizëm.
Blendi Fevziu: Doja t’iu pyesja, kur filloi turizmi në Mikonos?
Konstantinos Koukas: Zyrtarisht në vitet 1920.
Blendi Fevziu: Në vitet 1920. Pse Mikonos? Greqia ka rreth 777 ishuj nëse mbaj mend mirë. Pse Mikonos është kaq e famshme. Mikonos edhe Santorini janë dy ishujt më të famshëm.
Konstantinos Koukas: Si fillim…
Blendi Fevziu: Çfarë e ka bërë Mikonosin më interesante dhe unike në krahasim me të tjerët sipas jush?
Konstantinos Koukas: Së pari, Mikonos është ishulli më i bukur. Jam kryetari i bashkisë dhe mund të them diçka të tillë. Mikonos është më i bukuri.
Blendi Fevziu: Ju mund ta thoni si Kryebashkiak por ka edhe ishuj të tjerë të bukur në vende të tjera të Greqisë.
Konstantinos Koukas: Për të qenë plotësisht i sinqertë me ju përball me Mikonosin ndodhet ishulli i Delos. Dhelosi është vendlindja e Apolonit dhe Artemisës. Ai ishull është tanimë një muze. Nuk ka asnjë banor. Është thjesht një muze ngaqë ka qenë një qendër në Greqinë e lashtë. Pra, udhëtuesit Evropian para 150 vitesh donin të vizitonin ishullin e Delosit.
Blendi Fevziu: Pra, donin të vizitonin Delosin dhe zbuluan Mikonosin.
Konstantinos Koukas: Zbuluan Mikonosin. Mikonosi ka plazhe të mrekullueshme ranor, ka qytet të mrekullueshëm dhe është pranë Athinës. Mikonianët ishin shumë të sjellshëm dhe i mirëprisnin të gjithë. Ne themi se Mikonos ka një energji që vazhdon ta mbaj të famshme.
Blendi Fevziu: Cila ishte pika e kthesës me turizmin, nga turizmi normal në një ndër vendet me turistike në tërë botën?
Konstantinos Koukas: Mikonianët janë punëtorë dhe duan të ofrojnë shërbimet më të mira të mundshme. Me kalimin e viteve ishulli bëhet gjithnjë më i mirë. Mikonianët punojnë gjatë sezonit dhe më pas i investojnë parat e tyre për sezonin tjetër. Kështu, ne krijojmë vizitorë besnikë.
Blendi Fevziu: Sa zgjat sezoni në Mikonos?
Konstantinos Koukas: Mund të them… 6 muaj. Jo me kohë të plotë. 6 muaj nga fillimi e deri në fund.
Blendi Fevziu: 6 muaj zgjat sezoni dhe 6 muaj ju duhet të përgatiteni për sezonin tjetër. Kjo është pak a shumë filozofia e ishullit.
Konstantinos Koukas: Ekzaktësisht.
Blendi Fevziu: Sa kontribuon Mikonosi në ekonominë e Greqisë?
Konstantinos Koukas: Sipas përllogaritjeve tona, dhe nuk mund të jesh asnjëherë i saktë, ne përllogarisim më shumë se 1 miliard euro në vit.
Blendi Fevziu: 1 miliard euro?
Konstantinos Koukas: Po, sigurisht.
Blendi Fevziu: 1 miliard në vit?!
Konstantinos Koukas: Dhe thuajse 1% të PBB-së së Greqisë.
Blendi Fevziu: 1% e PBB-së së Greqisë vjen vetëm nga ishulli i Mikonosit…
Konstantinos Koukas: Po, por përveç kësaj ne krijojmë edhe shumë para për rajone të tjera të Greqisë. Ka shumë njerëz të cilët punojnë në Mikonos të ardhur nga vende të tjera të Greqisë qoftë në industrinë e turizmit, qoftë në industrinë e ndërtimit. Përveç parave që vijnë nga turizmi janë edhe para indirekte të cilat i ofrohen Greqisë.
Blendi Fevziu: Cila është përqindja e turistëve të huaj që vizitojnë Mikonosin kur vizitojnë Greqinë?
Konstantinos Koukas: 23%.
Blendi Fevziu: 23% e të gjithë turistëve të huaj në Greqi. Ka komunitet shqiptarësh në Mikonos?
Konstantinos Koukas: Po, ka komunitet shqiptarësh, një komunitet i madh i cili e ndihmon ishullin të bëhej më i madh dhe më i mirë.
Blendi Fevziu: Që prej fillimit të viteve 90?
Konstantinos Koukas: Po, që fare herët.
Blendi Fevziu: Dhe nga cilat vende të Shqipërisë vijnë ato?
Konstantinos Koukas: Nga shumë vende. Kryesisht nga jugu.
Blendi Fevziu: Janë të mirëintegruar?
Konstantinos Koukas: Shumë të mirëintegruar.
Blendi Fevziu: Çfarë marrëdhënie kanë me vendasit?
Konstantinos Koukas: Janë pjesë e jona.
Blendi Fevziu: Janë pjesë e ishullit tashme. Gjatë viteve të fundit shikojmë që Mikonos është kthyer gjithnjë edhe më popullor për njerëzit më të famshëm me rrjetet e hoteleve dhe rrjetet e restoranteve. Pse është kthyer në një ishull luksi tashmë?
Konstantinos Koukas: Sepse mundet të jetë e tillë. Sepse investime të mëdha bëhen në Mikonos dhe sepse udhëtarët më kërkues në botë mund të gjejnë në Mikonos gjithçka kërkojnë. Pra Mikonos ofron gjithçka. Çfarëdo që kërkon dikush, mund ta gjej në Mikonos për sa kohë që mund ta përballojë.
Blendi Fevziu: Verën e fundit pash aty Elon Musk, njeriun më të pasur në botë i cili po kalonte andej. Nuk e di a qëndroi…
Konstantinos Koukas: Qëndroi…
Blendi Fevziu: Disa prej njerëzve më të rëndësishëm në botë kalojnë kohë në Mikonos, sidomos futbollistët, të famshmit. Është shërbimi? Shpirti i ishullit? Çfarë e bën këtë ishull kaq tërheqës?
Konstantinos Koukas: Bukuria e ishullit. E para, fillojmë nga aty. Plazhet dhe qyteti siç shikojmë dhe ditën e sotme shërbimet. Ne kemi shërbimet më të mira.
Blendi Fevziu: Kjo është e vërtetë, të gjithë thoshin që keni shërbime shumë të mira…
Konstantinos Koukas: Kjo është edhe arsyeja pse kemi pushues besnikë.
Blendi Fevziu: Është po ashtu i shtrenjtë.
Konstantinos Koukas: Çdo gjë e mirë në botë është e shtrenjtë.
Blendi Fevziu: Gjatë viteve të fundit kam parë shumë shqiptarë të cilët shkojnë në Mikonos ju për të punuar por si turistë. Dini sa shqiptarë e vizitojnë ishullin si turistë?
Konstantinos Koukas: Jo, nuk mund të përllogarisë diçka të atillë por edhe ne kemi vënë re diçka të tillë. Takoj shpesh njerëz që vijnë nga Shqipëria si vizitorë dhe jo si punëtorë. Kam takuar edhe këtu në Tiranë, edhe sot që mora pjesë në një veprimtarie me të rinj, të gjithë duan të vijnë në Mikonos sepse është një ishull shumë i famshëm grek, sidomos për të rinjtë.
Blendi Fevziu: Normalisht, ka qenë një ide ose një projekt për të pasur fluturime direkt midis Tiranës dhe Mikonosit. Çfarë po ndodh me këtë projekt?
Konstantinos Koukas: Jemi duke punuar në këtë projekt. Kemi pasur diskutime me Ministren e Turizmit dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës që sezonin e verës së 2023 të kemi fluturime direkte që do të lidhin Tiranën me Mikonosin…
Blendi Fevziu: E cila duhet të jetë 55 minuta ose 50 minuta në total…
Konstantinos Koukas: 10 minuta më shumë se Athina, ose edhe më pak.
Blendi Fevziu: Po, 10 minuta më shumë se Athina sipas përllogaritjeve të mija. Pra vitin tjetër, do të kemi fluturime direkte me Mikonosin?
Konstantinos Koukas: Po përpiqemi fort që diçka e tillë të ndodhi.
Blendi Fevziu: Kjo është diçka shumë e mirë për ne, shpresoj të jetë diçka e mirë edhe për ju…
Konstantinos Koukas: Shpresoj që ju të jeni te avioni i parë. Sigurisht që është e mirë edhe për ne, prandaj po përpiqemi fort që kjo të ndodhi.
Blendi Fevziu: Sa investime të huaja ka në ishull?
Konstantinos Koukas: Çfarë doni të thoni?
Blendi Fevziu: Gjatë kësaj kohe. Mund të jenë hotelet edhe restorantet, e të ketë të tjerë që i bëjnë investimet.
Konstantinos Koukas: Sa shumë investime?
Blendi Fevziu: Po. Keni ndonjë ide?
Konstantinos Koukas: E keni fjalën në para?
Blendi Fevziu: Po.
Konstantinos Koukas: Nuk mund të përllogarisë diçka të tillë.
Blendi Fevziu: Çfarë po bëni që të përmirësohet edhe më shumë Mikonosi?
Konstantinos Koukas: Gjithmonë përpiqemi të përmirësojmë infrastrukturën, çka është më e rëndësishmja. Përveç kësaj përpiqemi po ashtu që ta bëjmë Mikonosin të njohur edhe për gjëra të tjera. Vitet e fundit po përpiqemi fort që Mikonos të bëhet e njohur për kulturën e saj, të krijojmë evente kulturore të cilat do ti promovojmë përveç atyre gjërave të tjera për të cilat Mikonos është e njohur tashmë.
Blendi Fevziu: Kam parë në Mikonos ato rrugicat e ngushta. Pse nuk bëni rrugë më të gjëra?
Konstantinos Koukas: Sepse jemi ishull.
Blendi Fevziu: Sepse jeni ishull?
Konstantinos Koukas: Po.
Blendi Fevziu: Dhe nuk doni apo nuk mund ta bëni?
Konstantinos Koukas: Mendoj se në një ishull askush nuk do të shohë autostrada. Ok, përpiqemi të zgjerojmë disa rrugë por kjo nuk është prioritet për ne.
Blendi Fevziu: Është pjesë e filozofisë tuaj për turizmin.
Konstantinos Koukas: Sigurisht, edhe të karakterit tonë.
Blendi Fevziu: Edhe të karakterit. Është absolutisht një ishull shumë i bukur. Këtu jeni duke ndërtuar diçka.
Konstantinos Koukas: Gjithmonë jemi duke ndërtuar rrugë të reja ose duke riparuar ato të vjetrat.
Blendi Fevziu: Është i shtrenjtë tanimë turizmi në Mikonos apo mund të gjeni turizëm për çdokënd, për çdo kategori njerëzish?
Konstantinos Koukas: Kjo është diçka që dua të sqaroj. Në Mikonos, mund të gjeni të gjitha çmimet për cilat kërkoni. Edhe njerëz nga vendi im…
Blendi Fevziu: Sepse duke folur për Mikonosin, njerëzit mendojnë që shpenzohen miliona dollarë aty.
Konstantinos Koukas: Është e vërtetë.
Blendi Fevziu: Por mund të gjeni edhe çmime për njerëz normal.
Konstantinos Koukas: Sigurisht, por njerëzit që vizitojnë Mikonosin duan të shkojnë në vendet më të shtrenjta, siç shikojnë nëpër lajmet edhe gazetat. Nëse doni të kaloni kohën tuaj pranë modeleve ose miliarderëve, atëherë duhet të paguani si miliarder.
Blendi Fevziu: Mund t’ia dalësh. Të jesh pranë tyre por të paguash çmime normale.
Konstantinos Koukas: Jo vërtetë pranë tyre, por në një ishull me ta. Por nëse doni të shkoni në vendet më të shtrenjta, ato më në zë, duhet të paguani. Megjithatë, në Mikonos ka çmime për të gjithë njerëzit, në dhoma normale, jo në hotele me 5 yje. Në dhoma normale.
Blendi Fevziu: Sa kushtojnë dhomat më të lira?
Konstantinos Koukas: 80 euro.
Blendi Fevziu: 80 euro?
Konstantinos Koukas: Sigurisht.
Blendi Fevziu: Nata? Edhe gjatë sezonit?
Konstantinos Koukas: Nëse kërkoni pak herët, po mund të gjeni.
Blendi Fevziu: Kjo është çmenduri. Dua t’iu pyes, ju keni vizituar Tiranën, por keni vizituar strukturat turistike të jugut apo veriut të Shqipërisë?
Konstantinos Koukas: Fatkeqësisht, jo sepse nuk mundem dhe i shmangem udhëtimeve gjatë verës dhe e kuptoj që këto vende janë më interesante për tu vizituar gjatë verës. Dua ti vizitoj por unë nuk e le ishullin tim gjatë sezonit veror.
Blendi Fevziu: Shqipëria është e re në turizëm. Normalisht, ne u hapëm për turizëm vetëm 30 vitet e fundit, dhe sidomos 10 vitet e fundit ne kemi një prani më të madhe të huajsh si turistë. Çfarë rekomandimi mund të na jepni? Sidomos duke menduar që jemi në fillesat e turizmit.
Konstantinos Koukas: Duhet të vendosni kufizime…
Blendi Fevziu: Kufizime…
Konstantinos Koukas: Duhet të vendosni limite tanimë që është ende herët. Ngaqë është e lehtë për të kaluar nga një vend që bën hapat e parë në turizëm në mbiturizëm. Kjo është një rrugë nga e cila duhet të keni kujdes. Për mua, edhe këtë ia kam thënë edhe zyrtarëve të tjerë që kam takuar këtu në Shqipëri, është e rëndësishme që të dini fiks se çfarë po kërkoni. Çfarë lloj turizmi apo cilët tregje ju interesojnë më shumë të përqendroheni dhe sigurisht duhet të dini mirë se ku doni të shkoni. Dhe duhet të keni limitet tuaja, jo ti lejoni njerëz me para të udhëheqin vendin tuaj dhe turizmin tuaj.
Blendi Fevziu: Kjo është e vërtetë dhe shumë e rëndësishme. Cila është pjesa më e mirë dhe më interesante e Mikonosit?
Konstantinos Koukas: Mikonianët.
Blendi Fevziu: Mikonianët…
Konstantinos Koukas: Sigurisht.
Blendi Fevziu: Dua të vij me ekipin tim përpara verës ndoshta ose në fund të verës të zbuloj se si janë integruar shqiptarët në ishull. Po ashtu, si janë duke shërbyer, si është jeta e tyre. Është e mundur? Jo vetëm kaq, por edhe Mikonianët.
Konstantinos Koukas: Edhe Mikonianët. Ka Mikonianë ditët e sotme. Patjetër, edhe ju do të jeni i ftuari im.
Blendi Fevziu: Faleminderit shumë.
Konstantinos Koukas: Faleminderit.
Blendi Fevziu: Dua t’iu falënderoj që na u bashkuat mbrëmjen e sotme dhe shpresoj që të shihemi në Mikonos sezonin tjetër…
Konstantinos Koukas: Dua t’iu jap një libër me fotografi të mrekullueshme të Mikonosit.
Blendi Fevziu: Jo… Janë fotografi të ishullit… Ka kaluar mjaft kohë nga vizita ime në Mikonos. Është shumë interesante. Ke plazhe shumë të bukura.
Konstantinos Koukas: Mund të ëndërroni deri vizitën tuaj të ardhshme.
Blendi Fevziu: Po, dhe dua t’iu falënderoj shumë zoti Koukas.
Konstantinos Koukas: Faleminderit dhe gëzuar Krishtlindjet./Opinion.al