Kronikë

Vritet 48-vjeçari shqiptar në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:37 - 14/12/22 |
Opi Nion

Një 48-vjeçar shqiptar është dhunuar deri në vdekje të martën në banesën e tij në Rocca Priora, në Itali.  Sipas mediave italiane nuk përjashtohet që shqiptari të jetë rrahur me një send të mprehtë.

Alarmi për vdekjen e tij është dhënë nga familja e viktimës rreth orës 11.00 të mëngjesit të datës 13 dhjetor. Sipas informacioneve të para, burri është gjetur i vdekur në tokë.

Viktima rezulton të jetë baba i tre fëmijëve dhe një person i respektuar në lagjen ku banonte.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se shqiptari është parë në supermarket pak minuta para se të vritej. Ai ndoshta është ndjekur nga sulmuesi që në momentin kur ka dalë nga shtëpia e tij.

Në vendngjarje kanë shkuar karabinierët, të cilët kanë bërë konstatimet e nevojshme dhe kanë mbledhur provat. Po ashtu janë duke u kontrolluar edhe kamerat e vëzhgimit në zonë.

Trupi i pajetë tashmë është në dispozicion të organeve gjyqësore të cilat do të urdhërojnë ekspertizën mjeko-ligjore.

Një numër i konsiderueshëm vrasjesh janë regjistruar kohët e fundit midis Romës dhe krahinës së saj.

Vetëm dy ditë më parë në Fidene, një 57-vjeçar vrau tre persona dhe plagosi 4 të tjerë. Nëse ai nuk do ishte neutralizuar  ndoshta do të kishte bërë një masakër.

Pas