Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryebashkiaku dha leje sepse “nuk i kërciti fare t’i hynte aq thellë”, e anuloi po aq lehtë

2017/06/23 at 9:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryebashkiaku dha leje sepse “nuk i kërciti fare t’i hynte aq thellë”, e anuloi po aq lehtë

Liza Vorfi, banore në Markatomaj, në Zejmen të Lezhës, tregon se tokat i ka 180 metra nga banesa dhe për këtë arsye mori leje në Bashki për të bërë një urë me forcat e veta dhe kostot e familjes së saj.


Por pasi kishte marrë lejen 1 mujore, nga data 1 Mars deri më 1 Prill 2017 dhe kishte shpenzuar 1 milion e 200 mijë lekë, i erdhi pezullimi i lejes, pasi fqinji kundërshtonte ndërtimin e urës.

Kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj thotë se kishte dhënë lejen pa verifikuar terrenin dhe nuk kishte ndërmend t’i hynte aq thellë. Por Liza dhe Prend Vorfi deklarojnë se nuk e falin Kryebashkiakun, pasi u detyruan të shpenzonin para që shkuan dëm.

“Ka bërë djali një shtëpi mes 2 dylymëve të vetë, prandaj kërkova lejen që të bëj një urë për të kaluar e për të kryer nevojat e shtëpisë. Shkurtohet distanca. Kjo është ura që i kërkojmë leje Kryetarit të Bashkisë, Fran Frrokaj. Na lëshoi lejen nga data 1 Mars deri në 1 Prill. Keni të drejtë tha të bëni të gjithë punimet për rregullimin e urës. Në datë 3 Mars shkuam e blemë tubat. Të gjithë materialet, 1 milion e 200 mijë lekë. Filluam punën pastaj erdhën na e pezulluan. Iu drejtuam emisionit ‘STOP’ që të na zgjidhë këtë problem, se nuk dimë nga të shkojmë.”

Liza Vorfi tregon se fqinji i tyre kundërshtoi ndërtimin e urës, ndaj ai dhe bashkëshorti i saj shkuan në polici për ta zgjidhur këtë çështje. Por më datë 7 Mars, Kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj pezulloi në mënyrë të menjëhershme punimet dhe kërkoi kthimin e tokës në gjendje fillestare, pasi sipas tij, ura dëmtonte kanalin vaditës dhe kullues.

Gazetarja iu drejtua Bashkisë së Lezhës për të komunikuar me kryetarin Frrokaj për pezullimin e lejes së urës.

“Ka qenë një problem administrativ. Zotëria në fjalë juridikisht nuk ka është se ka ndonjë të drejtë. Pikërisht për këtë arsye, pas lindjes së konfliktit, çështja u rishikua dhe u vendos që të anulohet, me idenë që të bëhët një rishikim i situatës”.

Gazetarja – Nuk e verifikuat situatën që e pajiset me një leje qytetarin?

“Problemi u trajtua me mirëbesim, sepse përpara se të jemi kryetar dhe banor, jemi njerëz të dy palët. Por pas verifikimit dhe pas ankimit të palës tjetër më rezultoi që situata nuk është aq e thjeshtë. Nuk dua, që për shkak të një problemi të tillë, të krijoj mbase probleme sociale.

Gazetarja – Pse të krijohet konflikti, kur prona aty është shtet? Pse duhet të ketë pretendues?

“Prona aty është shtet, edhe zyra këtu është shtet, por është zyra ime dhe nëse do të vijë Kryetari i Shkodrës ose i Tiranës për të hyrë këtu, duhet të trokasë në derë. Dakord është zyra e kryetarit, por është zyra e Kryetarit të Lezhës”.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj shprehet se situata është e përkohshme, pasi është periudhë zgjedhjesh dhe se do të zgjidhet kur këto të fundit të përfundojnë. Por përgjigjia e vërtetë erdhi kur “u fikën” kamerat. 

Gazetarja – Nuk është private (rruga) …

Kryetari – Jo, nuk është private.

Gazetarja – Atëherë pse duhet të pyesim qytetarin kur ka një kryetar bashkie?

Kryetari – Ja, ja ta them unë. Unë jam Kryetari i Bashkisë!

Gazetarja – Shumë bukur! Dhe ti që je kryetari, ti e vendos të kalojë apo të mos kalojë … meqenëse ti ke një letër tënden. Në thonjëza je pak fajtor, ta themi kështu …

Kryetari – Jo, s’jam fare unë!

Gazetarja – Kjo është përgjegjësi e jotja!

 

Kryetari – Jo, nuk është përgjegjësia ime!

Gazetarja – I ke dhënë leje!

Kryetari – Ia kam dhënë dhe ia kam anuluar!

Gazetarja – Mirë kryetar, nuk e verifikuat më përpara ju, pastaj t’i jepnit leje?

Kryetari – As më kërciti fare t’i hyja aq thellë sepse nuk e kisha kokërr problemi!

Prend dhe Liza Vorfi, kur dëgjuan nga gazetarja përgjigjen e Kryetarit të Bashkisë Lezhë, u shprehën se nuk e falin atë, pasi kanë harxhuar një shumë të konsiderueshme parash për ndërtimin e urës, sepse u pajisën me leje dhe tani nuk mund t’ua pezullojnë.

“Unë njoh këtë leje! Pezullimin nuk e njoh, se një ditë është çuar me qejf ai dhe një ditë është çuar pa qejf, që ma ka pezulluar. Unë kam harxhuar 1 milion e 200 mijë lekë mall! Si ka mundësi që Kryetari i Bashkisë, që është më i madhi i vendit, të bëjë gabim. Unë jam në rregull se është në pronën e shtetit, jo në pronë private.“/ tvklan.al

Etiketa: fran frrokajlezheura


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Shpëtim Idrizi jep numra: Ja sa deputetë merr PDIU më 25 qershor

Shpëtim Idrizi jep numra: Ja sa deputetë merr PDIU më 25 qershor

Vangjel Dule drejt PD-së?

Dule: Rama më ofroi shumë herë bakllava dhe po kaq herë e refuzova

Basha: S’ka asnjë pazar mes meje dhe Ramës

Basha: S’ka asnjë pazar mes meje dhe Ramës
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}