Bota

Kriza ushqimore, Ukraina dhe Rusia firmosin marrëveshjen për eksportin e grurit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:31 - 22/07/22 |
Opi Nion

Është nënshkruar në Turqi marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë për eksportin e grurit.

Marrëveshja është bërë me ndërmjetësimin e Turqisë, Kombet e Bashkuara dhe presidenti Rexhep Erdoğan. Ceremonia e firmosjes u bë në orën 2:30 në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.

Bisedimet e para të drejtpërdrejta midis delegacioneve ushtarake të palëve ndërluftuese që nga marsi, të ndjekura në Stamboll javën e kaluar nga zyrtarë turq dhe të OKB-së, dolën me një draft fillestar për zgjidhjen e ngërçit.

Rusia beson se marrëveshja e grurit me Ukrainën është e rëndësishme sepse kanalet e furnizimit të tregut global duhet të zhbllokohen për shkak të krizës së afërt të ushqimit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se kjo marrëveshje është një dritë në Detin e Zi.

 “Ne po llogarisim në qeverinë turke që të ruajë këtë rol të ndërmjetësit në të ardhmen”, tha Guterres në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

Mungesa botërore e grurit ukrainas që nga lufta e nisur nga Rusia më 24 shkurt, ka lënë miliona njerëz në rrezik urie. Përshkallëzimi i konfliktit bëri që çmimet e ushqimeve të rriteshin, kështu që marrëveshja për zhbllokimin e porteve të Ukrainës është vendimtare. Rreth 20 milionë tonë drithë janë bllokuar në magazina vetëm në Odesa.

Pas