Aktualitet

Kriza energjitike,Berisha akuza qeverisë: Ka zbrazur kaskadën në mënyrë kriminale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 24/03/22 |
el ida

Nga foltorja e kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për abuzim me menaxhimin e energjisë elektrike, ndërsa komentoi krizën me të cilën po përballemi,  Berisha tha në fjalën e tij se vitit 2021 shënoi prodhim të lartë të energjisë elektrike.

Berisha akuzoi se qeveria shqiptare ka shitur energji në stinën e verës me një kosto më të ulët se tregu. “KESH nuk publikon çmimet me të cilat ka eksportuar energjinë. Ka eksportuar në verë, ka zbrazur kaskadën në mënyrë kriminale, në kundërshtim me ligjet e vendit. Sa e ka shit? 40 euro. Sa shitej në bursë. 130 euro. Po ky e shiste prapë që e blinte 40, e shiste 130 dhe e ndante me kryministrin apo ministrant”, tha Berisha./Opinion.al

Pas