InstaBIZ

Krisje? Këto foto të Princ Harry dhe Kate Middleton i thonë të gjitha


               Publikuar në : 22:57 - 25/04/19 |
xhu lia

Prej kohësh qarkullojnë spekulime në media se marrëdhënia mes dy kunateve Kate Middleton dhe Meghan Markle nuk është ndër më të mirat, çka ka ndikuar edhe në marrëdhënien e dy vëllezërve, Princit William dhe Harry.

Madje veprimi i fundit i Meghan dhe Harry për të jetuar vetëm në shtëpinë në Windsor i ka shtuar këto dyshime.

Megjithatë në daljen e fundit publike ku ishin Princ Harry dhe Dukesha Kate është treguar se lajmet për krisje të marrëdhënies mes tyre nuk janë të vërteta.

Ata janë fotografuar së bashku të buzëqeshur me njëri-tjetrin gjatë një eventi duke mos shfaqur ‘armiqësi’ mes tyre. Ndërkohë pritet që në pak ditë dukesha Meghan Markle të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë./Opinion.al

Pas