Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimi në Durrës/ Historia tragjike e familjes Curri me 6 të vrarë

2017/04/05 at 9:20 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto-detaje/ Kush është 25-vjeçari që vrau gjyshen e më pas veten

Ersid Curri kreu dje krimin e rëndë të vrasjes së gjyshes 80 vjeçe dhe më pas u vetëvra. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në qendër të Durrësit. Nga hulumtimet rezulton se kjo familje ka pësuar një tragjedi të vertete, ku numërohen disa viktima.


Në harkun e dhjetë viteve, në familjen Curri janë vrarë 6 persona për motive hakmarrjeje.

Seria e vrasjeve në këtë familje nisi me xhaxhain e 25- vjeçarit Enkelejd Curri. Ai u vra në një hotel në kryqëzimin e rrugës së Rrashbullit me Shijakun.

Në vitin ‘97, duke shkrehur armën në rruge, ai gabimisht ka vrarë një grua të moshuar, ndërkohë ishte kthyer në një person problematik në qytetin bregdetar të Durrësit.

Dyshohet se ai u ekzekutua në shenje hakmarrje nga familja e të të moshuarës.

Në datën 27 janar të vitit 2010, në një lokal të Durrësit mbetën të vrarë pas ekzekutimit me armë babai i Ersid Currit, shtetasi Luan Curri, dhe kushëriri i tij, Ani Curri. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë edhe inxhinieri Edmond Shemsi.

Pas hetimeve rezultoi se shënjestër e kësaj vrasjeje ishte pikërisht Luan Curri. Në dosjen e policisë rezulton se “Rreth orës 22:30 të datës 27.01.2010, në lagjen nr.10 të qytetit të Durrësit, një person i armatosur, (shtetasi Arjan Çelaj), ka hyrë në ambientet e një lokali, në vendin e njohur si ‘Lagjja e Re’ dhe ka qëlluar me breshëri automatiku.

Si pasojë mbetën të vrarë tre persona, ndërsa në lokal në momentin e shkrehjes së armës ndodheshin 9 persona, mes tyre edhe viktimat. Luan Curri dhe nipi i tij, Ani Curri, kanë qenë në një tavolinë, ndërsa shtetasi Edmond Shemsi ka qenë në një tjetër tavolinë, duke biseduar me disa të njohur të tij.

Nga hetimet rezultoi se objektivi ishte Luan Curri, me të cilin autori kishte një konflikt të hershëm”.

Shtatë muaj pas vrasjes së Luan Currit, më 14.08.2010 u vra me një ekzekutim mafioz djali i tij, Mario Curri.

19-vjeçari u vra me plumb në kokë. Ndryshe nga rasti i të atit, ku për vrasjen e tij po vuan dënimin një person, krimi i ndodhur te stacioni i furgonëve të linjës për në Tiranë, ku mbeti i vrarë me plumb pas koke Mario Curri, ka mbetur pa autorë.

7 vite pas këtyre krimeve të rënda, Ersid Curri dhe gjyshja e tij Hurme Curri u gjetën pa jetë në banesën e tyre. Ata rezultojnë të vrarë me armë zjarri. Nga hetimet e para dyshohet se Ersid Curri, 25 vjeç ka vravrë gjyshen për motive ende të panjohura dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Etiketa: durresfamilja currivrasje


Ju sugjerojmë

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
Para
Replikat për qeveri teknike/ Rama shkon në zyrën e Metës

Replikat për qeveri teknike/ Rama shkon në zyrën e Metës

“Deri në vdekje me ty”/ Beyonce publikon këngë dedikuar Jay Z-së në përvjetorin e martesës

“Deri në vdekje me ty”/ Beyonce publikon këngë dedikuar Jay Z-së në përvjetorin e martesës

Kush është vajza simpatike që vidhte njerëzit në rrugë: E bëra në emër të dashurisë

Kush është vajza simpatike që vidhte njerëzit në rrugë: E bëra në emër të dashurisë
















TE FUNDIT

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
13 Korrik, 2026

27 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur, tetë prej tyre në gjendje kritike, pasi një...

Lexo më shumë

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
13 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla, nuk i kurseu ironitë ndaj Partisë Demokratike. Ai u shpreh se arsyeja...

Lexo më shumë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
13 Korrik, 2026

Është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat...

Lexo më shumë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
13 Korrik, 2026

Gjatë diskutimit për raportin e KQZ për vitin 2025, Damian Gjiknuri tha se votimi elektronik është instrument për të cilin qeveria është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}