Aktualitet

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme:3 të arrestuar,11 të proceduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:26 - 10/06/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin e çështjeve që janë në hetim, që janë dërguar për gjykim apo që nuk janë pranuar për hetim në lidhje me krimet zgjedhore.

Sipas Prokurorisë, 53 njoftime që lidhen me krimet zgjedhore janë bërë nga periudha parazgjedhore deri më datë 8 Qershor 2021. Po ashtu përmes një njoftimi, bëhet me dije se nga 53 njoftime për të cilat është regjistruar procedim penal, kanë përfunduar hetimet për 7 prej tyre, 5 persona janë në hetim, një çështje i ka kaluar SPAK, një është pezulluar dhe dy procedime me dy të pandehur janë dërguar për gjykim.

Në deklaratë thuhet se: “Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 23 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 25 njoftime”.

Prokuroria sqaron më tej se, aktualisht po ndiqen penalisht 11 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona./Opinion.al

Pas