Aktualitet

Samiti, Varhelyi: Çfarë do diskutojmë me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 10/06/21 |
Opi Nion

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar me kryeministrin Edi Rama para Samitit të Tiranës, që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave me drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Përmes një statusi në “Twitter”,Varhelyi bën me dije se në Samit do të diskutohet për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin e Ballkanin Perëndimor paraqitur nga Komisioni Europian.

“Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama. Sot ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Europian, si dhe shikojmë përpara për në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik”, shkruan Oliver Varhelyi./Opinion.al

Pas