Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimet monstruoze në familje, Tahiri: Gjykata nuk e dha kurrë urdhërin e mbrojtjes, dikush të mbajë përgjegjësi

2016/12/05 at 3:30 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tahiri: Asnjë të mos i fryjë bilbilit të legalizimit të kanabisit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se gruaja që u vra në Fier kishte kërkuar urdhër mbrojtje në polici, por gjykata nuk ktheu kurrë përgjigje edhe pse sipas ligjit duhet ta kishte bërë brenda 24-orësh. Ai kërkoi që Gjykata e Fierit të mbajë përgjegjësi, pasi ngjarja mund të ishte parandaluar.


Tahiri renditi një sërë faktorësh si shkaktarë të situatës ku ndodhemi dhe solli shifra shokuese. “Vetëm për vitin 2016 janë të denoncuara mbi 3 mijë rashte të dhunës në familje”. Sipas tij, shoqëria dhe disa institucione nuk bëjnë asgjë për të parandaluar krimet monstruoze të vrasjes së grave e fëmijëve. Reagimi tij vjen pas krimit të të shtunës ku në Fier, burri rrahu dhe hodhi të zhveshur nga dritarja gruan e tij. Ndërsa sot në Korçë si pasojë e krizës në çiftit, burri vrau dy fëmijët e mitur 4 dhe 6 vjeç.

Statusi i plotë në facebook i Tahirit

Kur grate ne parlament dhunohen me tituj te tipit “ndrikulla”, “kurva” e “lavire”, sigurisht injoranca do gjej frymezim ti dhunoje e ti vrase grate e femijet.

Dhe flitet per viktimat e dhunes ne familje, kur makabritetet tmerrojne te madh e te vogel. Por pak flasim e pak bejme, per dhunen e heshtur, ate qe nuk shohim e degjojme, por qe neser do sjelle viktima te tjera po nuk u shkundem mire nga themelet, individi, shoqeria dhe institucionet.

Nga 1 Janari deri 30 Nentor, jane 3.758 raste te trajtuara nga policia per dhune ne familje. 1.991 prej tyre me urdher mbrojtje.

Por keto te dhena jane, pa diskutim, vetem nje pjese fare e vogel e te vertetes.
Shoh me shume komshinje e familjare qe tregojne detaje pasi ndodh ngjarja makaber, sesa komshinje e familjare te gatshem te sinjalizojne menjehere dhunen ne familje, qe ne fillesen e saj.

Me heshtjen tone, shoqeria po i hap rruge dhunuesve. Sepse jane fare fare pak sinjalizimet e familjareve, rrethit shoqeror, fqinjeve, e kujdo tjeter qe mund te shpetonin viktimat e dhunes ne familje.

E jane shume me pak akoma, veprimet aktive per te parandaluar dhunen.

Ka plot institucione qe vetem punen nuk bejne, e keta jane me dhunues se dhunuesit. Dhunojne me burokraci, me vonese e mosveprim.

Deputetja Majlinda Bregu ka publikuar sot nje urdher mbrojtje per Liljana Rukaj, viktimen e dhunes se bashkeshortit ne Fier.

Pas denoncimit te te ndjeres, Policia ka bere strehimin e saj ne banesen e te vellait te saj, dhe ka kerkuar menjehere prane Gjykates Fier leshimin e urdhrit te mbrojtjes.

Ligji e do qe vendimi i gjykates per urdher mbrojtje te ishte derguar brenda 24 oresh prane disa institucioneve, nje nder tyre edhe Policia.

Ky urdher mbrojtje, nuk eshte derguar kurre ne Polici, e kam frike ne asnje institucion tjeter. Ndoshta do kete mbetur ne sekretarite e gjykates, a gjithkund tjeter, por vetem ne Polici dhe institucione, nuk ka shkuar.

Kush e ka mbajtur kete urdher mbrojtje ne sirtar, eshte dhunuesi institucional, qe i la rruge te hapur dhunuesit qe i mori jeten nje njeriu.

Shpresoj te kete hetim penal, per cilindo pergjegjes qe nuk ka bere detyren, me koston e madhe te nje tjeter viktime te pafajshme nga dhuna ne familje.

Shpresoj shoqeria te ndergjegjesohet, e te sinjalizoje menjehere shenjat me te para te dhunes ne famije, pa pritur gjate deri ne dhune fizike.

Shpresoj media te luaj me fort rolin e saj. Duke mos raportuar detajet e ketyre ngjarjeve, parandalojme efektin domino te atyre qe te nxitur nga lajmet, ndjekin shembullin.

Na duhet te bejme te gjithe me shume!!!



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
Fotolajm/ Klipi i ri i Noizyt sjell përplasjen e parë me Ledri Vulën

Fotolajm/ Klipi i ri i Noizyt sjell përplasjen e parë me Ledri Vulën

Foto/ Ilda Bejleri provokon fansat: “A e gjeni dot me kë jam?”

Foto/ Ilda Bejleri provokon fansat: “A e gjeni dot me kë jam?”

Vrasja e gruas në Fier, sherr mes institucioneve: Pse nuk u mbrojt Liljana?

Vrasja e gruas në Fier, sherr mes institucioneve: Pse nuk u mbrojt Liljana?
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}