Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimet e komunizmit në Shqipëri, Kastriot Dervishi: Xhufit dhe avokatëve të mesjetës komuniste

2018/03/29 at 7:48 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Krimet e komunizmit në Shqipëri, Kastriot Dervishi: Xhufit dhe avokatëve të mesjetës komuniste

Debati mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, përgjatë këtyre dy ditëve, ka përfshirë emra të njohur në lëmin e historisë në një debat dikotomik (pro dhe kundër, komunistë dhe antikomunistë, nostalgjikë dhe kundërshtarë), që hedh dritë mbi një fakt të trishtueshëm: Procesi ynë i reflektimit mbi diktaturën është endemik, në hapat fillestar dhe nevoja për ta njohur të kaluarën është një urgjencë historike.


Në fillim debatin e hapi një vrasje. I përkiste vitit 1944, plot 74 vjet më parë batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji në zjarr Atë Lekë Lulin.

Ai ishte ndër të paktët klerikë që kishte shfaqur simpatinë hapur ndaj Mbretit Zog, ndërsa gjatë luftës e shfaqi haptazi qëndrimin e tij se komunizmi ishte i keq për Shqipërinë. Kaq mjaftoi që komunistët të viheshin në veprim. Ata vendosën ta vrisnin, e më pas këtë ngjarje ta interpretonin sipas dëshirës së tyre.

Interpretimet dhe e vërteta rreth kësaj ngjarjeje të hënën përplasi në rrjetin social Facebook, ish-kreun e Arkivës në Ministrinë e Brendshme, studiuesin Kastriot Dervishi me Auron Taren.

Por, si për të mos mjaftuar kjo stigmë, pra, dikotomia pro dhe kundër, komunistë dhe antikomunistë, nostalgjikë dhe kundërshtarë, një tjetër debat çeli krye.

Të mërkurën në darkë, një tjetër historian, i quajtur Pëllumb Xhufi; lëshon një deklaratë shokuese për të ashtuquajturin ‘Aushvici’ shqiptar. Fjala është për kampin e Tepelenës, ku sipas atyre që kanë vuajtuar dënimin në atë kamp, 300 foshnje kanë humbur jetën.

Mirëpo, për ish-drejtorin e Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, historia nuk mbyllet me kaq.

Në një shënim të gjatë, ditën e sotme, e enjte, Dervishi shkruan mbi nostaligjinë e disave që herë rikthehet si sy i verbër dhe herë tjetër si dorë e ngrirë. Mirëpo, këta për hir të nostalgjisë edhe pse nuk kanë lindur kriminelë, ende nuk janë shëruar nga krimi…

“Për të ardhur keq që shokët e një ndërmarrje agjitpropi komunist, Auron Tare, Pëllumb Xhufi, etj, kanë vënë në mënyrë diletante këto ditë të më përmendin në komentet apo postimete tyre të mjera. Madje për këtë sajojnë edhe emisione të kota pa asnjë bosht e rend të duhur. Po ua them hapur se as më nevojitet dhe as më hyjnë në punë vlerësimet nga njerëz që adhurojnë kriminelë të njerëzimit. E kundërta do më bënte të më vriste ndërgjegjja. Historian bëhesh me punë dhe vepra dhe nuk emërohesh nga partia. Mbase këta janë mësuar të emërojnë historianë. Punë e tyre. Unë mendoj se Xhufi ndikohet fort nga origjina e tij, e cila e ka kthyer në agjitator dhe avokat të çdo krimi të komunizmit në Shqipëri. Xhufi që dikur rrezatonte lumturi kur fotografohej në krah të Enver Hoxhës, që përzgjidhej si përkthyes special për familjen Popa në ambasadën italiane, apo qëndronte i mrekulluar si përkthyes i Ramiz Alisë (mbajti edhe fjalimin në varrimin e tij), nuk është personi që mund t’i besosh për ato që thotë”,- shkruan Dervishi në Facebook.

Dy fjalë për kampin e Tepelenës

Xhufi i kënaqur për dërrmën që iu dha partia “armiqve të popullit” (gra, pleq dhe fëmijë) aludoi krejt kot se kampi është hapur në vitin 1949 për familjarët e të arratisurve në Jugosllavi. Nuk e di nëse këtë e ka dëgjuar nga ndonjë polic i kampit nga Progonati nga rrëfime familjare.

Në të vërtetë, të internuarit e Tepelenës janë internuar si antikomunistë e antijugosllavë qysh në vitin 1945 fillimisht në Berat e më pas të zhvendosur në Tepelenë. Në vitet e para pas lufte, elementi nacionalist nuk mund të arratisej në Jugosllavi pasi ishte një regjim i përbashkët, si këtu e atje. Dhe pikërisht në kohën kur babai i Pëllumbit, Muharem Xhufaj ishte drejtues komunist i brigadës së 5-të dhe luftonte kundër shqiptarëve në Kosovë (nuk kishte asnjë nazist në këtë kohë atje). Tani Muharremi me yll të kuq në ballë që luftonte krah për krah brigadave të shokut Tito kundër elementit nacionalist në Kosovë çfarë i bie që të jetë?

Dokumenti i CIA-s

Ta sqaroj edhe punën e “dokumentit të CIA-s” që Xhufi nuk di as ta kuptojë dhe as ta interpretojë. Në vitet 1949-1953, në kuadër të armiqësimit me Stalinin, Tito tuboi emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Jugosllavi. Këta nuk arritën të bëjnë kurrgjë, pasi pas vitit 1953, politika e Hrushovit me Titon erdhi drejt pajtimit. Të njëjtën gjë bëri edhe Enver Hoxha me emigrantët jugosllavë në Shqipëri, por edhe ai, pas vdekjes së Stalinit nuk bëri gjë me to. Pikërisht këto dy lloj lëvizjesh të kota e pa kurrfarë peshe të Titos dhe Enverit, vlerësohen prej Xhufit sikur të ishin lëvizje të mëdha. Pas vitit 1953 Tito dhe Enveri u “pajtuan” midis tyre, etj (histori e gjatë, që nuk lidhet me kampin e Tepelenës).

‘Burimi’ i nostalgjisë për regjimin komunist

Xhufi që ka studiuar mirë mesjetën, në të vërtetë mbron mesjetën më të veçantë të historisë së Shqipërisë, komunizmin. Unë kam bindjen se një njeri që ka origjinën e mëposhtme nuk mund të jetë kurrë objektiv e të dënojë krimet e komunizmit:
-Babanë sekretar në komitet partie
-Nënën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit
-Motrën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit
-Dajën prokuror
-Burrin e tezes kryetar dege në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

Etiketa: dervishikrimet e komunizmitxhufi


Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur

30 Qershor, 2026 4:34 pm
Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
Kronikë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

30 Qershor, 2026 4:01 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Tensione në protestën para parlamentit, Berisha: Egërsi shtazore

30 Qershor, 2026 3:51 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
Para
Asamoah nënshkruan me Interin

Asamoah nënshkruan me Interin

Lavrov: BE presion Ballkanit për të zgjedhur midis Perëndimit dhe Rusisë

Lavrov: Rusia do të dëbojë numrin e njëjtë të diplomatëve si Perëndimi

Dosja e Elvis Roshit në Gjykatë, ja për çfarë akuzohet

Dosja e Elvis Roshit në Gjykatë, ja për çfarë akuzohet
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}