Aktualitet

Kreu skemës kriminale i hetuar nga Falcone, ekonomisti pastroi 19 mln € në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:54 - 12/11/21 |
Opi Nion

Francesco Zummo, sipërmarrësi 90-vjeçar nga Palermo, partner i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino, përfundoi në arrest shtëpiak me akuzat për pastrim në kuadër të një hetimi nga Prokuroria Publike e Palermos dhe Prokuroria Shqiptare Kundër Korrupsionit, ku rezulton i përfshirë edhe emri i Rezart Taçit.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Fabio Petruzzella, ekonomist dhe vëllai i një gjyqtari në Palermo, i cili dyshohet se ndihmoi në zhdukjen e 19 milion eurove të Zummon që do të konfiskoheshin, duke i zhvendosur në një llogari bankare në Tiranë.

Zummo është hetuar më parë edhe nga gjyqtari italian, Giovanni Falcone, që u vra nga mafia. Në vitin 2001 atij iu sekuestruan rreth 150 mln euro, ndërsa u akuzua se kishte pastruar shuma të mëdha duke i transferuar në llogarie bankare jashtë Italisë, më së shumti në Zvicër, duke pastruar në këtë mënyrë para të thesarit të Cinaciminos dhe po ashtu ishte në dispozicion të Cosa Nostrës në të kaluarën./Opinion.al

Pas