Aktualitet

Tensionet në Bosnje, Mediu dorëzon rezolutë: Shpresoj mos jemi në prag lufte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:07 - 12/11/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat këtë të premte propozoi hartimin e një projekt rezolute për të njëhsuar sipas tij qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me situatën në rajon pas tensioneve në Bosnje-Hercegovinë. Rezoluta përmban 5 pika të cilat i drejtohen qeverisë shqiptare.

“Me kolegun Bujar Leskaj, Isuf Çelaj, por dhe shumë të tjerë kemi menduar që të paraqesim në Kuvendin e Shqipërisë një projekt rezolutë, të cilën do ta diskutojmë me të gjithë përfaqësuesit e partive politike në mënyrë që të arrijmë në një rezolutë të plotë, të përfaqësojmë qëndrimin e parlamentit dhe të forcave tona politike, për të njehsuar një qëndrim mbarëshqiptar në raport me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit. Është një situatë shqetësuese që duhet të na bëjë të jemi të gjithë në një zë, në një qëndrim, në një frymë bashkëpunimi dhe konsultimi dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi Mediu.

Më tej, Mediu u shpreh se shpreson që Bosnja mos të jetë në prag lufte, por thekson se Shqipëria duhet të marrë hapa konkretë. “Kam dëgjuar dhe vlerësime të ndryshme të situatë që nuk jemi në prag lufte, dhe unë besoj dhe shpresoj që nuk jemi, por Shqipëria duhet të marrë hapa konkretë. Ne duhet të luajmë rolin tonë si deputetë në diplomaci”, u shpreh Mediu.

5 kerkesat e rezolutes

1-Të ngarkojë qeverinë e Shqipërisë në këshillim me partnerat tanë që të adresojë këtë problematikë në NATO

2- Përmes delegacioneve të veta në NATO, OSBE, KIE, dhe institucione të tjera ta shpërndanë këtë rezolutë dhe ta bëjë objekt debati.

3- I kërkon qeverisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB të përcaktojë objektivat për rajonin dhe Kosovën.

4- Të shtohet mbështetja për integrimin e Kosovës në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare duke shpjeguar se lënia e këtij shteti jashtë ekspozon atë dhe rajonin përballë kërcënimeve ruso-serbe dhe destabilizimit të Ballkanit

5-Ka ardhur koha të zhvillohet një forum ndërparlamentar  Shqipëri, Mali i Zi, Kosovë dhe Maqedonia e Veriut me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike parlamentare shqiptare.

 

Pas