Bota

Kreu krim mizor, pas 70 vitesh SHBA do të ekzekutojë një grua të burgosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:04 - 18/10/20 |
Al Do

Një e burgosur për akuza federale në SHBA do të ekzekutohet për herë të parë në gati 70 vjet, tha Departamenti i Drejtësisë.

Lisa Montgomeri do të ekzekutohet me një injeksion vdekjeprurës në Indiana më 8 dhjetor.

Në dhjetor 2004, Montgomeri hyri në shtëpinë e një gruaje shtatzënë, 8 muajshe dhe e shtrëngoi në grykë deri sa ajo humbi ndjenjat. Më pas ajo mori një thikë kuzhine dhe i çau barkun gruas e cila rifitoi ndjenjat nga dhimbja. Por kësaj radhe Montgomeri e shtrëngoi në grykë deri sa e la të vdekur gruan. Ajo më pas hoqi foshnjën nga barku i viktimës dhe e mori me vete duke pretenduar se ishte i saji.

Në vitin 2007, një juri e shpalli Montgomerin fajtore për rrëmbimin federal që rezultoi në vdekje dhe unanimisht rekomandoi një dënim me vdekje.

Por avokatët e Montgomery thonë se ajo kishte përjetuar dëmtime në tru nga rrahjet kur ishte fëmijë dhe kështu që nuk duhet të përballet me dënimin me vdekje.

Gruaja e fundit që u ekzekutua nga qeveria amerikane ishte Bonie Heidi, e cila vdiq në një dhomë gazi në Misuri në 1953, sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje.

Ekzekutimi federal i Brandon Bernard, i cili me bashkëpunëtorët e tij vrau dy të rinj në 1999, është planifikuar gjithashtu për në dhjetor.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Uilliam Barr tha se krimet ishin “vrasje mizore”.

Vitin e kaluar, administrata Trump tha se do të rifillojë ekzekutimet federale./ Opinion.al

Pas