Bota

Kreu i OBSH: Optimist se pandemia do të mposhtet në vitin 2022


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:45 - 01/01/22 |
Opi Nion

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesu, është shprehur optimist se pandemia covid-19 do të mposhtet në vitin 2022.

Sipas tij që të arrihet kjo gjë kushti i vetëm është që vendet të punojnë së bashku për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesu në një deklaratë për Vitin e ri paralajmëroi për marrje të masave kundër “nacionalizmit dhe grumbullimit të vaksinave vetëm në disa vende.

Sipas tij pabarazia e vazhdueshme në shpërndarjen e vaksinave rrit rrezikun e evoluimit të virusit.

Pavarësisht gjithë kësaj, Dr Tedros dha një notë pozitive në fjalimin e tij, duke vënë në dukje se tani ka shumë më tepër mjete për të trajtuar Covid-19.

OBSH ka vendosur një objektiv të ri për vitin 2022: vaksinimin e 70% të njerëzve në të gjitha vendet deri në korrik për t’i dhënë fund pandemisë.

Deklarata e Tedros Adhanom Ghebreyesu vjen 2 vjet pasi OBSH u njoftua për herë të parë për rastet e Cocid-19 në Kinë./Opinion.al

Pas