Aktualitet

Kreu 10 grabitje në 3 muaj, arrestohet 25 vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 22/09/20 |
Al Do

Policia e Kavajës ka arrestuar një 25 vjeçar nga Peqini, i cili dyshohet se ka kryer të paktën dhjetë grabitje.

Seriali i grabitjeve ka nisur në muajin maj kur 25-vjeçari ka hyrë në një banesë ku ka marrë një televizor.

Më pas që prej 31 korrikut deri në fund të muajit gusht ai ka kryer edhe 6 grabitje të tjera të cilat përfshijnë biçikleta dhe shuma parashë në banesa të qytetarëve në Kavajë.

Në shtator, i riu kreu edhe tri grabitje të tjera para se policia të binte në gjurmët e tij dhe të finalizonte arrestimin në ditën e sotme

Gjithashtu,këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një pistoletë çakmak.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas