Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kremlini: Rusia nuk po e shtyn Serbinë që të nxisë tensione në Kosovë

2022/12/28 at 12:05 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kremlini: Rusia nuk po e shtyn Serbinë që të nxisë tensione në Kosovë

Kremlini ka deklaruar të mërkurën se mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur serbët etnikë në Kosovën veriore, por mohoi akuzat e Prishtinës se Rusia në një farë mënyre po nxiste tensionet në një përpjekje për të mbjellë kaos në të gjithë Ballkanin.


Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov, deklaroi se Serbia thjesht po mbronte të drejtat e serbëve etnikë,

I pyetur në lidhje me pretendimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, synonte të destabilizonte Kosovën duke mbështetur pakicën serbe, zëdhënësi Peskov tha se ishte “plotësisht e gabuar”.

“Serbia është një vend sovran dhe është absolutisht e gabuar të kërkosh ndikimin shkatërrues të Rusisë këtu”, tha Peskov.

“Serbia është një vend sovran dhe natyrisht, ajo mbron të drejtat e serbëve që jetojnë aty pranë në kushte kaq të vështira dhe natyrisht reagon ashpër kur këto të drejta shkelen”-vijoi Peskov.

Serbia mohon se po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe thotë se thjesht dëshiron të mbrojë pakicën serbe atje.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha të martën se Serbia do të “vazhdojë të luftojë për paqen dhe të kërkojë zgjidhje kompromisi”.

Ministri Sveçla deklaroi më 27 dhjetor se Serbia është ndikuar nga Rusia kur ka marrë vendimin që të rrisë në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave ushtarake dhe policore.

Rreth 50,000 serbë jetojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe refuzojnë të njohin qeverinë apo shtetin e Prishtinës. Ata e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre, shkruan Reuters.

Kremlini tha se mbështet Beogradin. “Duke pasur marrëdhënie shumë të ngushta aleate, marrëdhënie historike dhe shpirtërore me Serbinë, Rusia po monitoron me shumë vëmendje se çfarë po ndodh, si respektohen dhe sigurohen të drejtat e serbëve”, tha Peskov. “Dhe, sigurisht, ne mbështesim Beogradin në veprimet që po ndërmerren”.

Serbët në Mitrovicën Veriore ngritën barrikada të reja të martën, disa orë pasi Serbia tha se e kishte vënë ushtrinë e saj në gatishmërinë më të lartë luftarake pas javëve të përshkallëzimit të tensioneve.



Ju sugjerojmë

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
Sport

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

3 Korrik, 2026 5:04 pm
Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
Bota

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

3 Korrik, 2026 4:55 pm
Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
Sport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

3 Korrik, 2026 3:21 pm
Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

3 Korrik, 2026 3:00 pm
Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
Bota

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

3 Korrik, 2026 2:59 pm
Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan
Bota

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan

3 Korrik, 2026 2:55 pm
Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike
Bota

Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike

3 Korrik, 2026 2:53 pm
Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri
Kryesore

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

3 Korrik, 2026 1:31 pm
“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”
Sport

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

3 Korrik, 2026 12:55 pm
Para
U kthye në motivin e përplasjes Kosovë-Serbi, lirohet ish-polici serb në Kosovë

U kthye në motivin e përplasjes Kosovë-Serbi, lirohet ish-polici serb në Kosovë

AKU për suplementin ushqimor: Është konstatuar pluhur qelqi, kthejeni menjëherë

AKU për suplementin ushqimor: Është konstatuar pluhur qelqi, kthejeni menjëherë

Kurti u bën thirrje serbëve të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës

Kurti u bën thirrje serbëve të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës
















TE FUNDIT

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
3 Korrik, 2026

Ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë në Kupën e Botës u mbyll mes polemikash, pasi kroatëve iu anulua një gol në...

Lexo më shumë

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
3 Korrik, 2026

Qindra njerëz mbushën supermarketet në Paris, ndërsa banorët e kryeqytetit francez përpiqeshin me dëshpërim të blinin kondicionerë të lirë përpara...

Lexo më shumë

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
3 Korrik, 2026

Portugalia siguroi kualifikimin dramatik në fazën e 1/8-ave të finales, pasi një gol i anuluar i Kroacisë në minutat e...

Lexo më shumë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
3 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë pamje nga protesta e djeshme para Kuvendit, ku shihet një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}