Aktualitet

KQZ thirrje qytetarëve: Verifikoni emrin në listën e zgjedhësve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 20/01/21 |
Opi Nion

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka bërë apel qytetarëve shqiptar që të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve dhe të kontrollojnë vendndodhjen e qendrës së votimit.

Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qendrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së  www.kqz.gov.al, ose atë të Ministrisë së Brendshme  www.mb.gov.al.

KQZ thotë se çdo qytetarë që konstaton parregullsi apo dëshironi të ndryshojnë ekstraktin zgjedhor, duhet të paraqitet pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative ku jeton.

Gjithashtu, KQZ i bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit (Letërnjoftim/ ose Pasaportë) deri në datën 25 prill që të aplikojnë për rinovimin e tyre.

Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektronik i zgjedhësve,ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për votim./ Opinion.al

Pas