Kryesore

KQZ refuzon PD, nuk i jep asnjë dokument


               Publikuar në : 11:30 - 12/07/19 |
Al Do

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore.

PD-së nuk do t’i jepen listat e votuesve, të cilat do të dorëzohen në arkivin e shtetit. Gjithashtu nuk do t’i jepen as dokumentet që ndodhen në kutinë e materialeve zgjedhore.

Pa këto dokumente, Partia Demokratike e ka shumë të vështirë të faktojë akuzat për manipulim të pjesëmarrjes në procesin e 30 qershorit.

Megjithatë KQZ do t’i japë opozitës pamjet e kamerave qe kane regjistruar numërimin e votave dhe materialet e tjera qe janë jashtë kutive.

Mesa duket historia po përsëritet pasi në 2009, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, të njëjtën kërkesë bëri dhe PS dhe më pas u refuzua nga KQZ. /Opinion.al

Pas