Rajoni

SHBA rrit buxhetin e ndihmës, miliona dollarë shtesë për Kosovën


               Publikuar në : 12:19 - 12/07/19 |
el ida

Shtetet e Bashkuara do të japin 34 milionë dollarë shtesë për Kosovën në kuadër të marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor.

Amendamenti në marrëveshjen e dy vendeve është nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Lisa Magno, drejtoreshë e misionit të Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Me këtë amendament, shuma totale e fondeve te parashikuara sipas ujdisë shkon në 198 milionë dollarë amerikanë, ndërsa të gjitha ato do të administrohen nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit.

Sipas njoftimit, paratë do të shkojnë në mbështetje të Kosovës dhe për rritjen e qëndrueshmërisë së saj.

Nga viti 1999 e këtej, USAID-i ka investuar në emër të popullit amerikan mbi 920 milionë dollarë në mbështetje të rrugëtimit të Kosovës drejt vetë-qëndrueshmërisë. Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara në faqen e ambasadës amerikane në Prishtinë, që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Kosovë rreth 2 miliardë dolllarë./Opinion.al

Pas