Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e kësaj të mërkure ka miratuar listën e anëtarëve të KZAZ-ve të PS, PL dhe PSD-së.
Sa i takon Partisë Demokratike, KQZ ka vendosur të shtyjë miratimin e anëtarëve të KZAZ-ve , pasi dy grupimet brenda PD kanë dorëzuar dy lista.
Në mbledhjen e kaluar kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka apeluar për zgjidhjen e ngërçit, ndërkohë ka bërë të qartë se institucioni që ai drejton do kryejë vlerësimet mbi bazën e ligjshmërisë së dokumenteve.